Flash News

Ditari i Opozitës

4 vite hetime, zero prova/ Malltezi: Përndjekje politike pa fakte, grabitje prone dhe heshtje institucionale

4 vite hetime, zero prova/ Malltezi: Përndjekje politike pa fakte, grabitje

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, ka publikuar në rrjetet sociale dy fotografi të shoqëruara akuza të drejtpërdrejta ndaj institucioneve shtetërore, duke ngritur shqetësime për shkelje të ligjit, abuzim me pronën dhe cënim të interesit publik.

Në foton e parë, Malltezi mban dy pankarta me imazhe objektesh ndërtimore, ku përmenden vendime të Këshillit të Ministrave dhe projekte urbanistike. Sipas mesazhit të përcjellë, ai thekson se ndërtimi i një shkolle të mesme është planifikuar përmes katër VKM-ve nominale, duke sjellë përvetësim ndërtimi dhe grabitje të tokës publike dhe private. Paralelisht, Malltezi thekson se në tokë private dhe me fonde private janë strehuar 41 familje informale, është ndërtuar një kopsht për fëmijë dhe është krijuar një park urban me mbi 2000 pemë në Tiranë.

Fotoja e dytë përmban një shënim, ku Malltezi vë në dyshim ekzistencën e fakteve dhe provave në një proces hetimor që ka zgjatur katër vite. Ai thekson se nuk ka prova konkrete, por vetëm “prezumime dhe perceptime”, duke ngritur pyetjen nëse kemi të bëjmë me ndjekje penale apo përndjekje politike. Në këtë kontekst, ai i cilëson këto veprime si akte që minojnë demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Në të njëjtin mesazh, Malltezi rendit disa çështje që përbëjnë interesin publik të cënuar: toka private, objektet e uzurpuara, proceset e privatizimit dhe orientimi politik i vendit. Postimi mbyllet me një deklaratë ironike ku ai shkruan: “Por fajin e ka Saliu!”, duke e përdorur këtë shprehje si simbol të fajësimit të qëllimshëm të qeverisë aktuale.

 

Të fundit