Flash News

Ditari i Opozitës

Altin Goxhaj nga protesta e opozitës: Socialistë, mos bëni burg për Ramën, bashkohuni me ne në shtator!

Altin Goxhaj nga protesta e opozitës: Socialistë, mos bëni burg

Aktivisti dhe avokati Altin Goxhaj është një prej folësve në protestën e opozitës përballë kryeministrisë.

Ai tha se shqiptarët kanë 9 vite që janë të tradhtuar nga qeveria Rama dhe se sot vendi nis rrugën e  saj të shpëtimit.

“Shqiptarët kanë 9 vjet të tradhtuar sot është dita që ndryshon. Sot Shqipëria nis rrugën e  saj të shpëtimin, fronti i shpëtimit kombëtar i kujton shqiptarëve që sot shënohet kjo datë në histori. sot populli nuk do ketë frikë qeverinë, por qeveria duhet të ketë frikë popullin.

Kam këshilla: Mendo 30 sekonda sikur të ketë pushuar serbi, cfarë do bënte më shumë se cka bërë. Socialistë mos bëni burg për Ramën se do ju presë po firmosët për të.

Berisha është nga ata që e njihni mirë. Jo vetëm gjykata, por foton e emrin tuaj te pallati do e keni te lagja. Socialistë këta nuk janë qeveri, mos u bëni bashkëpunëtor, në të djathtë time jeni ju, socialistë ju presim bashkë në shtator për shpëtim kombëtar.”, u shpreh Goxhaj.

Të fundit