Flash News

Ditari i Opozitës

Arratisje para goditjes së SPAK? Kush e njoftoi Ergys Agasin?

Arratisje para goditjes së SPAK? Kush e njoftoi Ergys Agasin?

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se biznesmeni Ergys Agasi është larguar nga Shqipëria prej tre javësh, përpara se ndaj tij të ndërmerreshin veprime ligjore, duke hedhur dyshime për paralajmërim nga nivelet më të larta të shtetit.

Sipas tij, Agasi ka pasur një rol kyç në koordinimin e bashkëpunimit mes grupeve kriminale, duke përmendur emra të njohur të botës së krimit.

Kreu i PD shtoi se nga Shqipëria është larguar edhe një tjetër person i përfshirë në këtë çështje, **Ermal Beqiri**, të cilin e cilësoi si “kokën tjetër të mafies”.

Pjese nga deklarata

Por e vërteta është se këto janë mandate kallp, kryesoret.

Sepse Ergys Agasi ka tre javë që ka ikur nga Shqipëria i njoftuar ose nga Vlora Hyseni, ose nga Edi Rama, ose nga Altin Dumani.

Një nga këta të tre.

Nuk e di cili, nuk mund të vë dorën në zjarr.

Po këta kanë qenë njerëzit më konfidentë të tij.

Ergys Agasi që koordinonte të gjithë bashkëpunimin e Suel Çelës, Elvis Doçit, Xhevdet Troplinit dhe bandave të tjera, pra histori si kjo, nuk do të gjeni as në romane, as në filma.

U garantoj.

Është larguar, thashë, koka tjetër e mafies, të kopshtit privat të Edi Rramës, Ermal Beqiri.

Edhe ai.

Të fundit