Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi: Brenda 72 orësh shpallim emrin e kandidatit për Bashkinë e Tiranës

Boçi: Brenda 72 orësh shpallim emrin e kandidatit për

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka deklaruar se brenda 72 porës do të shpallin emrin e kandidatit të opozitës për Tiranën.

I ftuar në “Top Story” në Top Channel, Boçi u shpreh se bashkë me partitë e tjera opozitare po ndiqet një proces i domosdoshëm, që nuk është vetëm sfidë emrash, por edhe politike.

“Së bashku me partitë e tjera opozitare po ndiqet një proces që është sa politik po aq i domosdoshëm dhe moral. Nuk është vetëm sfidë emrash, por është edhe sfidë e rëndësishme politike.

Për mua kjo është edhe hyrje në fushatë sepse ka ikur disi nga qeveria dhe ka shkuar te përfaqësuesi i opozitës. Emri nuk ka rëndësi, për mua procesi dhe modeli i procesit të zgjedhjes së kandidatit nga opozita është shumë e rëndësishme dhe ky model që po ndjekim është i duhuri.

Jemi në negociata, por këto janë ditët kulmore. Nëse negociatat vazhdojnë në rrugën e drejtë mendoj për 2 ose 3 ditë do kemi kandidatin për bashkinë e Tiranës”, tha Boçi.

Të fundit