Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi-mazhorancës: Të fortët e lagjes i keni bërë deputetë e kryetarë bashkish

Boçi-mazhorancës: Të fortët e lagjes i keni bërë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, foli në Kuvend për aksidentin e rëndë në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

Sipas Boçit, fenomeni i ashtuquajtur “të fortët e lagjes” nuk është i shkëputur nga politika, por sipas tij është toleruar dhe në disa raste promovuar nga qeveria.

Ai tha se socialistët u kanë dhënë “kartë bianko” këtyre personazheve, të cilët shfaqen në struktura të ndryshme të pushtetit, nga pushteti vendor deri në Parlament.

“Këta të fortët e lagjes që i njihni mirë me emër e mbiemër që menaxhojnë shpërndarjen e drogave në shkollat e lagjeve, i keni në rrugë, i keni në bashki këta të fortë të lagjes, i bëtë drejtues të pushtetit vendor, i bëtë kryetar bashkish, i bëtë deputetë këtu, se i kemi parë, i dimë. Këta të fortë të lagjes mund të kenë patentë dhe duhet të kenë, por nuk duhet të kenë “karta biankë” politike. Ata kontrollojnë edhe inspektorët e Policisë në lagje. Nuk dua të përsëris se cilat janë shkaqet kryesore të aksidenteve, por prapa të cilëve kanë qenë gjithmonë të fortët e lagjeve që bëjnë parakalime, bëjnë gangsterin, hyjnë kundratabelë, të gjithë jemi dëshmitarë në rrugët e Shqipërisë se kush i kryen këto akte”, tha Boçi.

 

Të fundit