Flash News

Ditari i Opozitës

“Pronar i inceneratorit të Tiranës, një kaldajist”, Noka debat me Majkon: SPAK-u të hapë sytë

“Pronar i inceneratorit të Tiranës, një kaldajist”,

Deputeti i PD-së, Flamur Noka deklaroi në Kuvend se një italian me profesion kaldajist, Giuseppe Ciaffaglione, është bërë papritur pronari i inceneratorit të Tiranës.

Noka: Kaldaisti Guiseppe për fat të keq nuk e kishte ëndërruar asnjëherë shifrën 128 mln euro dhe për skemën e mafies i duheshin bashkëpunëtorë të tjere”

Kur sheh aty termin; Bashkia e Tiranës, transporti i Tiranës, të kap e qeshura se të kujtohen; inceneratorët, 5 D. Këto kohë është treguar se në Bashkinë e Tiranës ka vetëm vjedhje. Sot kryetarja e Parlamentit e duartrokiti hajdutin. Se ishte e porositur të duartrokiste.

Guisepe ka qenë me profesion kaldajist. Një kaldajist papritmas bëhet pronar i inceneratorit të Tiranës dhe ky çuditërisht na paskësh dhe një kontratë konsulencë me inceneratorin e Fierit.

Në të gjitha këto çështje, jepet roli për secilin, edhe për lalin dhe për atë ‘fap-fap’. Ti Pandeli thuaj që SPAK-u të hapë sytë.

Majko: Me Flamurin është e vështirë që të replikash. E kam të vështirë që të formulojë një nivel përgjigje që lidhet me nivelin e tij të lartë cilësor sot numri i dytë i PD.

Përtej metaforës për Bashkinë e Tiranës, duhet kujtuar për procedurë, se bëhet fjalë për një marrëveshje me qeverinë gjermane. Ata prozën e kanë nga më të rregulltat, Po të shihnit marrëveshjen, KFW ka të drejtë të anulojë procesin.

Por duke dashur të bëni politiken, që e keni në mendjen tuaj më cilësore të mundshme, duhet të rigjykoni qëndrimin se ishte bashkia me disa private. Por bëhet fjalë për një nga strukturat më dinjitoze të panegociueshme për akte korruptive.

Të fundit