Flash News

Ditari i Opozitës

Takimi Berisha–Plenković: Integrimi duhet të bazohet në meritë dhe në përmbushjen e standardeve demokratike

Takimi Berisha–Plenković: Integrimi duhet të bazohet në

Gjatë punimeve në Forumin e International Democrat Union (IDU) në Zagreb, një delegacion nga Partia Demokratike i kryesuar nga Kryetari i PD, Sali Berisha, zhvilloi një takim bilateral me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, në një frymë shumë miqësore dhe konstruktive.

Diskutimet u përqendruan në zhvillimet politike në Shqipëri dhe rajon, si dhe në procesin e integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. U vlerësua veçanërisht përvoja e suksesshme e Kroacisë si një model integrimi i bazuar në meritë dhe në përmbushjen reale të standardeve demokratike.

Në nisje të takimit, Berisha shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë, vend mik, ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugën drejt Bashkimit Europian, veçanërisht mbështetjen e Kryeministrit Plenković, njëherazi President i HDZ.

Më tej ai u ndal në shqetësimin e thellë mbi situatën në Shqipëri, duke theksuar regresin demokratik dhe tendencat autokratike të qeverisjes, mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ndikimin e krimit të organizuar dhe karteleve të drogës në procesin zgjedhor dhe në jetën ekonomike të vendit, nivelet e larta të korrupsionit dhe mungesën e llogaridhënies dhe të checks and balancës.

Të dyja palët ranë dakord që procesi i integrimit europian duhet të jetë i bazuar në meritë dhe në përmbushjen e standardeve demokratike, duke shmangur një qasje të bazuar vetëm në konsiderata gjeostrategjike.

Nga ana e tij, Kryeministri Andrej Plenković rikonfirmoi mbështetjen e Kroacisë për Shqipërinë dhe për procesin e integrimit europian, duke nënvizuar rëndësinë e një procesi të bazuar në meritë.

Të fundit