Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi i gjykatës për protestuesit, reagon Berisha: U lanë në burg nga militantët partiakë

Vendimi i gjykatës për protestuesit, reagon Berisha: U lanë

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar pasi Gjykata e Tiranë la në burg 5 protestues të cilët morën pjesë në protestën e 17 Prillit.

Berisha tha se protestuesit u lanë në qeli nga militantë partiakë pa pasur asnjë provë. Kryedemokrati shprehu mirënjohje për ata protestues që qëndruan përballë regjimit.

Berisha: Sonte unë kam një mirënjohje dhe përshëndetje shumë të përzemërt për heronjtë e kryengritjes paqësore të 17 prillit, Klement Çuçka, Bujar Tusha, Henri Shapllo, Mirvet Toçilla, Sem Bici, të cilët qëndruan si luanë ndaj torturave çnjerëzore shtazarake që kriminelë me uniformë kryen ndaj tyre në qelitë e komisariateve dhe u mbajtën sot në burg pa asnjë provë, pa asnjë fakt nga prokurorë dhe gjykatës Kapo dhe Peza, militantë të verbër partiakë.

Ata janë ndërgjegja jonë, janë frymëzimi ynë. Lirimi i tyre urgjent nga burgu është beteja jonë. Një përshëndetje të përzemërt edhe për guximtarët e pamposhtur Ikball Domi, Gentian Tuga, Ernest Kapo, Preng Lala, Edison Shyti, Bardhyl Ndou, Sokol Bajraktari,etj, të cilët u torturuan në komisariate nga banditë me uniformë, por qëndruan të pamposhtur.

Të fundit