Flash News

E-TJERA

Avokati i Berishës: Malltezin e ndoqën nga Vlora deri në Rinas

Avokati i Berishës: Malltezin e ndoqën nga Vlora deri në Rinas

Avokati i kreut të PD, Sali Berisha, Genc Gjokutaj foli për vijueshmërinë e procesit gjyqësor ndaj Berishës dhe Jamarbër Malltezit, në lidhje me dosjen ‘Partizani”.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në lidhje me momentin e arrestimit të Malltezit, avokati Gjokutaj tha se ai ishte duke pritur bashkëshorten, Argita Malltezi në aeroportin e Rinasit, e cila ishte duke u kthyer nga Gjermani. Më tej ai tha se Malltezi u ndoq nga Vlora për në aeroport nga SPAK.

Ndër të tjera, Gjokutaj tha se Sali Berisha nuk e braktis çështjen, por hetimin, ndërsa shtoi se ish-kryeministri është në një sulm permanent nga mazhoranca dhe nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

“Është herët për të thënë se çfarë do të bëjë Berisha. Ne këtë vendim do e ankimojmë te Gjykata e Apelit. Kjo si gjykatë speciale, ka një praktikë që kërkon ti përfundojë afati palës mbrojtëse. Detyrimi për paraqitjen në policinë gjyqësore kërkon të verifikojë praninë Berishës në dispozicion të hetimi. Berisha ka deklaruar se nuk braktis çështjen, por hetimin. Po të zbatonin procedurën parlamentare nuk do kishin ndodhur këto. Berisha është në sulm permanent nga mazhoranca dhe nga Basha. Kur fut duart politika ke rrugë të shkurta dhe krasitje.

Ditën që u arrestua Jamarbër Malltezi, ai priste të bashkëshorten në Rinas. Ajo kthehej nga Gjermania për arsye  personale, shëndetësore. Malltezi ka qenë në Vlorë dhe është ndjekur që nga Vlora drejt aeroportit të Rinasit në Tiranë”, u shpreh Gjokutaj.

 

Të fundit