Flash News

E-TJERA

Berisha takim me kreun e Komitetit të Stabilizim-Asociimit në PE: Shqipëria një narkoshtet!

Berisha takim me kreun e Komitetit të Stabilizim-Asociimit në PE:

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komitetit të Stabilizim-Asociimit në Parlamentin Europian, Marco Tarquinio, si dhe me anëtarin e këtij komiteti dhe referentin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder. Në një postim në Facebook, Berisha ka bërë të ditur se gjatë takimit ka falënderuar përfaqësuesit e BE-së për mbështetjen që i japin procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Berisha nënvizoi se Partia Demokratike ka qenë forca kryesore e integrimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës, NATO dhe BE dhe se për PD-në, integrimi në Bashkimin Europian përbën të ardhmen më të ndritur për shqiptarët. Berisha theksoi gjithashtu se ky proces duhet të bazohet në meritë, reforma reale dhe jo në suksese imagjinare apo propagandë trilluese.

Postimi i Plotë:

Takim me kryetarin e komitetit të Stabilizimit në Parlamentin Europian Marco Tarquinio, anëtarin e këtij komiteti dhe referentin e Paralamentit Europian për Shqiperinë Andreas Schieder. 
Në këtë takim pas falenderova miqtë për mbështetjen që i japin procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, theksova se problemet madhore me të cilat përballet vendi janë:

Instalimi i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë që po shkaterron shtetin ligjor, ekonominë, dhe shoqërinë e vendit dhe po varfëron pandalshëm shqiptarët dhe po largon masivisht shqiptarët nga Shqiperia.

Shtypja e pluralizmit politik, persekutimi i opozitës dhe mohimi i të drejtave kushtetuese të saj dhe shndërrimi i procesit zgjedhor në farsë zgjedhore.
Korrupsioni i papërmbajtur i qeveritarëve dhe lidhjet e tyre me krimin. 

Në takim theksova se Edi Rama nëpermjet mediave dhe diplomatëve të korruptuar që kontrollon mashtron dhe trillon duke paraqitur opozitën, betejen e saj për votën e lirë për luftën kundër narkoshtetit dhe korrupsionit, sikur nuk e do integrimin në BE. Këto janë mashtrime banale të propagandës të paguar të Edi Ramës. 

Partia Demokratike që në themelimin e saj ka qenë forcë kryesore e integrimit të vendit në KE në NATO dhe në BE. Ajo konsideron integrimin e Shqipërisë në BE si të ardhmen më të ndritur për shqiptarët, por beson se ky proces duhet të bazohet në meritë, në reforma, dhe jo në suksese imagjinare dhe propagande trilluese! Takimi ishte i hapur.

Të fundit