Flash News

E-TJERA

Dekriminalizimi, KQZ përfundon verifikimin: Kandidatët e 6 bashkive nuk janë në kushtet e ndalimit të kandidimit

Dekriminalizimi, KQZ përfundon verifikimin: Kandidatët e 6 bashkive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar shqyrtimin e e pastërtisë për figurën e kandidatëve të propozuar nga partitë për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Sipas KQZ, të gjithë kandidatët rezultojnë të pastër dhe nuk janë në kushtet e ndalimit të kandidimit. Kështu, pas verifikimit iu hapet rrugë KZAZ-ve përkatëse të vijojnë me procedurën e regjistrimit.

Njoftimi i KQZ:

Sot, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi projektvendimet për verifikimin e formularëve të vetëdeklarimit të kandidatëve për kryetar të bashkive Rrogozhinë, Vorë dhe Dibër.

Në përfundim të shqyrtimit, Komisioneri vendosi se nuk janë në kushtet e ndalimit të kandidimit dhe se KZAZ-të përkatëse mund të vijojnë me procedurat për regjistrimin e kandidatëve të mëposhtëm:

1. Z. Ferdinand Shefqet Saraçi, kandidat për kryetar në bashkinë Rrogozhinë;

2. Z. Dritan Hajri Torba, kandidat për kryetar në bashkinë Dibër;

3. Z. Edison Selman Memolla, kandidat për kryetar në bashkinë Rrogozhinë;

4. Z. Hekuran Selman Xhani, kandidat për kryetar në bashkinë Rrogozhinë;

5. Z. Premtim Riza Kryemadhi, kandidat për kryetar në bashkinë Dibër;

6. Z. Lulzim Sefer Vrana, kandidat për kryetar në bashkinë Vorë;

7. Z. Rahim Petrit Spahiu, kandidat për kryetar në bashkinë Dibër;

8. Z. Blerim Rustem Shera, kandidat për kryetar në bashkinë Vorë;

9. Z. Luan Qamil Haka, kandidat për kryetar në bashkinë Dibër;

10. Z. Ymer Gjergio Marku, kandidat për kryetar në bashkinë Vorë.

 

Të fundit