Flash News

E-TJERA

Dita e Verës në Tiranë, masat e marra dhe rrugët që do bllokohen sot e nesër

Dita e Verës në Tiranë, masat e marra dhe rrugët që do

Dita e Verës pritet të ketë shumë aktiviteteve ditën e nesërme dhe për këtë arsye policia ka marrë masat për të bllokuar disa akse rrugore. Do të ketë kufizime të automjeteve për mbarëvajtjen e aktiviteteve duke filluar që nga data 13 mars në orën 7:00 dhe deri në 14 mars në orën 18:00 në sheshin “Nënë Tereza”.

Më poshtë keni kufizimet në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Verës:

1. Kufizimin  e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës në kuadër të Ditës së Verës në datë 13 Mars 2023 nga ora 07:00 deri në datë 14 Mars 2023 orën 18:00, në "Nënë Tereza". 

2. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës në kuadër të Ditës së Verës në datë 14 Mars 2023 nga ora 08:00 deri në orën 16:00, në segmentet e mëposhtme:


 Bulevardi "Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish Hotel Dajti" 

Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" nga ura e ish Hotel Dajtit deri në kryqëzimin me rrugën "Ismail Qemali". 

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali" deri në kryqëzimin me rrugën "Gjergj Filipi" 

Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" nga kryqëzimi me rrugën "Gjergj Filipi" dhe gjithë sheshi "Nënë Tereza" 

Segmenti i rrugës "Myslym Shyri” nga kryqëzim i Gjykatës së Lartë me dalje në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" 
Rruga "Ibrahim Rugova" nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali" deri në kryqëzimin me Bulevardi "Bajram Curri ".

 3. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës në kuadër të Ditës së Verës në datë 13 Mars 2023 nga ora 12:00 deri në datën 14 Mars 2023 në orën 23:00, në rrugën “Ibrahim Rugova". 

4. Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet  sipas planit të lëvizjes më poshtë: 
- Në rrugët "Lek Dukagjini", rruga "Ibrahim Rugova", rruga "Abdyl "Papa Gjon Pali II", në Bulevardin "Zhan D' Ark dhe Bulevardin "Bajram Curri". 

Për segmentin e rrugës "Myslym Shyri" nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Në kryqëzimin e rrugës "Myslym Shyri" me rrugën "Dëshmorët e 4 Shkurtit" drejtim i detyruar djathtas. 

5. Itenerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të vazhdojë lëvizjen si më poshtë:
 - Të gjitha linjat që kalojnë në rrugën "Abdi Toptani" të devijojnë në rrugën "Dëshmorët e 4 Shkurtit" me drejtim bulevardin "Bajram Curri. 
-Linja "Tirana e Re” do të devijojë tek sheshi "Ëillson" dhe tek Bulevardi "Zogu I”.

Të fundit