Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Shpërthim i fuqishëm në një banesë në “Don Bosko”, reagon policia
“Miku i familjes” ab*zonte me 12-vjeçaren prej 4 vitesh, shpallet në kërkim
EMRI/ Ky është i riu që humbi jetën në aksidentin tragjik në Korçë
Interpol mega-operacion në 116 shtete, arrestohen 2500 persona, mes tyre e shqiptarë
Helmimi i qytetarëve në Dibër, flet prefekti: Uji kishte ngarkesë mikrobike, u bë dezinfektimi
Disa qytetarë të qarkut Dibër u paraqitën dje në spital me shenja helmimi.
Prefekti i Dibrës, Nexhbedin Shehu thotë se nga analizat e kryera, ka rezultuar se uji i kanalit të Sopanikës kishte ngarkesë të lehtë mikrobike.
Sipas tij, është bërë dezinfektimi i depove dhe uji ka dalë i rregullt pas pastrimit.
“Që nga orët e para të datës 7, kam marrë njoftim nga drejtoresha e spitalit se kemi fluks në rritje të qytetarëve, kryesisht nga zona e Fushë aliaj dhe Kastriotit, respektivisht janë 8 fshatra, një zonë me 3-4 mijë banorë që janë paraqitur me probleme të heqjes së barkut dhe të vjella. Ditën e parë kanë qenë rreth 100 qytetarë që kanë kërkuar ndihmë, kryesisht kanë marrë serume ditore, rastet nuk kanë qenë të rënda. 6 vetë janë hospitalizuar, nga këta 5 fëmijë, dhe një i rritur por që edhe ata janë kthyer në shtëpi.
Pardje dhe dje ne kemi marrë kontakt me drejtorinë e spitalit, kujdesin shëndetësor që ka mjekët e familjes drejtorinë e ujësjellës kanalizimeve dhe jemi marrë me problemin. Deri sot në mëngjes nuk kemi patur rezultatet e analizave bakteriale. Në pikëpamje të kushteve fizike, kimike, uji ka qenë i pastër nuk ka patur probleme në analizat fiziko kimike.
Uji i kanalit të Sopanikës, në këto fshatra jo në burim, në burim ka dalë i rregullt, ka ngarkesë të lehtë mikrobike, që do të thotë uji momentalisht është i papërdorshëm për t’u pirë, edhe rezultatet e kanë dhënë se njerëzit jane paraqitur në spital. Dje, gjithë ditën të gjitha depot e këtyre fshatrave janë pastruar dhe dezinfektuar me klor”, u shpreh Nexhbedin Shehu.