Flash News

E-TJERA

I riu paraqitet i plagosur në Spitalin e Lezhës, policia në kërkim të autorit

I riu paraqitet i plagosur në Spitalin e Lezhës, policia në

Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës në Lezhë dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Sipas njoftimit zyrtar, i riu dyshohet se është plagosur me thikë në dorë.

Njoftimi i policisë:


Rreth orës 16:20, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal Lezhë është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. L., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me mjet prerës (thikë) në dorë.

Shtetasi ndodhet në kujdesin e mjekëve, duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Të fundit