Flash News

E-TJERA

Pasi akordoi 4 mln euro, qeveria urdhëron policinë të bllokojë edhe gjysmën e Tiranës për koncertin "YE"

Pasi akordoi 4 mln euro, qeveria urdhëron policinë të

Pasi qeveria vendosi të akordojë mbi 4 milionë euro nga fondi rezervë për organizimin e koncertit të reperit amerikan Kanye West, Policia e Tiranës ka bërë publik planin e masave që do të shoqërojnë zhvillimin e aktivitetit, i cili përfshin kufizime të shumta të qarkullimit në disa nga akset kryesore të kryeqytetit.

Sipas njoftimit zyrtar, masat do të zbatohen më 11 korrik, në kuadër të koncertit "YE", që do të mbahet në zonën e Kasharit.

Nga ora 07:00 deri në 24:00, do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës Durrës–Tiranë, nga zona e "Eiffel" deri te "Casa Italia". Ky segment do të jetë i aksesueshëm vetëm me sens daljeje për subjektet që ushtrojnë aktivitet në zonë.

Në të njëjtin interval kohor do të bllokohet edhe korsia e daljes së autostradës Durrës–Tiranë në rrethrrotullimin e "Casa Italia".

Ndërkohë, nga ora 12:00 deri në 24:00, nuk do të lejohet qarkullimi në segmentet "Casa Italia" – rruga "Pavarësia" – rruga "Sokrat Miho", si dhe rruga "Sokrat Miho" – rruga "Kasem Shima" – rruga "7 Nëntori", ku lëvizja do të lejohet vetëm me sens daljeje.

Policia paralajmëron gjithashtu se, në varësi të numrit të pjesëmarrësve, mund të ketë bllokime të përkohshme edhe në aksin Ura e Institutit – Casa Italia, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe garantimin e sigurisë gjatë aktivitetit.

Gjatë orëve të kufizimeve, në zonat e bllokuara do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet e emergjencës dhe mjetet e Policisë së Shtetit.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të planifikojnë lëvizjet paraprakisht, të përdorin rrugë alternative dhe të respektojnë udhëzimet e punonjësve të policisë të angazhuar në terren.

Koncerti i Kanye West ka ngjallur debat ditët e fundit, pasi qeveria njoftoi se do të financojë organizimin e tij me mbi 4 milionë euro nga fondi rezervë, duke argumentuar se eventi pritet të sjellë përfitime ekonomike dhe mijëra vizitorë të huaj.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë


Në kuadër të aktivitetit muzikor “YE” që do të zhvillohet më datë 11.07.2026, në Kashar, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njofton qytetarët se do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit të mjeteve, si më poshtë:

-Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës “Durrës–Tiranë”, nga “Eiffeli” deri te “Casa Italia”. Sqarojmë se ky segment do të funksionojë vetëm me sens daljeje, për subjektet;

-Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në korsinë e daljes së autostradës “Durrës–Tiranë”, në rrethrrotullimin e “Casa Italia-s”;

-Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “”Casa Italia” – rruga “Pavarësia” – rruga “Sokrat Miho””;

-Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “Rruga “Sokrat Miho” – rruga “Kasem Shima” – rruga “7 Nëntori””, i cili do të funksionojë vetëm me sens daljeje.

Gjithashtu, nga ura e Institutit deri tek “Casa Italia” mund të ketë bllokime të pjesshme të qarkullimit të automjeteve, në varësi të fluksit të pjesëmarrësve, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe garantimin e zhvillimit normal të aktivitetit.

Gjatë intervaleve të mësipërme, akses në zonat e kufizuara do të kenë vetëm mjetet e Emergjencës dhe mjetet e Policisë së Shtetit.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe fton drejtuesit e mjeteve të planifikojnë lëvizjen e tyre, duke përdorur akse alternative dhe duke zbatuar udhëzimet e shërbimeve të Policisë.

Të fundit