Flash News

E-TJERA

“Ishte një vlerësim i jashtëzakonshëm për mua”, Luljeta Bozo pranon ftesën e Ramës për t’iu bashkuar PS-së

“Ishte një vlerësim i jashtëzakonshëm për

Inxhinierja e njohur, Luljeta Bozo ka pranuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për të qenë pjesë e listave të PS-së për zgjedhjet e 25 prillit.

Në një lidhje për ‘Faxnews’, Bozo u shpreh se ftesa për të kandiduar ishte e papritur, dhe e konsideroi një “vlerësim të jashtëzakonshëm” që i bëhej asaj.

Ndër të tjera, ajo tha se kishte bërë një takim me Ramën ditën e djeshme për t’u njohur më nga afër me ftesën, ndërsa shtoi se nuk e di ende se ku do të kandidojë.

Deklarata e Bozos:

Ftesa ishte e papritur për mua, ishte një vlerësim i jashtëzakonshëm për mua, kështu që dje patëm një takim me zotin kryeministër, unë hezitova për disa arsye, që lidhet me moshën, pavarësisht se truri punon akoma në rregull.

Jam e qartë në gjërat që kërkoj, nuk e prisja si propozim, duke parë konsideratën që kanë njerëzit për mua, vendosa që ta pranoj. Nuk jam anëtare e asnjë partie, për mua leku nuk është kryesori në jetë, duam që tiu shërbehet njerëzve.

Jo nuk kemi folur se ku do të kandidoj, unë mendova se takimi ishte për pjesën e rindërtimit, kur atje doli dhe ky propozim, nuk e pyeta fare se ku do të kandidojë.

Atje mu mbush mendja që të pranoja për këtë propozim.

Të fundit