Flash News

E-TJERA

Konferenca e ekzorcizmit në New Jersey/ Kardinali Ernest Simoni mban lutjet në shqip! Historia e mbijetesës në regjimin komunist

Konferenca e ekzorcizmit në New Jersey/ Kardinali Ernest Simoni mban lutjet

Kadrinali Ernest Simoni ka mbajtur lutjen në shqip në konferencën “Mbrojtja e Fëmijëve të Perëndisë” e organizuar nga John Leaps Evangelization në Newark të New Jersey.

Ernest Simoni është shpallur Kardinal nga Papa Françesku në një koncistori të mbajtur më 19 nëntor 2016, ndërsa është i njohur për mbijetesën e tij ndaj persekutimit nën regjimin komunist shqiptar. Simoni u burgos më 24 dhjetor 1963 nga qeveria e asaj kohe pasi kreu një Meshë për vdekjen e presidentit amerikan John Fitzgerald Kennedy. Në atë kohë, Simoni u torturua dhe iu kërkua që të martohej për të hequr dorë njëherë e mirë nga besimi i tij. 

Pavarësisht përshkrimit të tmerreve të ish-regjimit komunist të Shqipërisë dhe paralajmërimit kundër ndikimit demonik, vërejtjet e Kardinal Simoni pasqyruan një ndjenjë shprese të thellë.

Ai përshkroi takimin me Papa Shën Gjon Pali II dhe Shën Terezën e Kalkutës kur ata vizituan Shqipërinë.

"Shqipëria u bekua nga Gjon Pali II kur ai mbërriti në Shqipëri [në vitin 1993, menjëherë pas rënies së komunizmit]," tha kardinali.

 "Ai u përpoq të lidhej me popullin shqiptar, dhe ky është bekimi më i madh që patëm [nën komunizëm]."

Kardinali Simoni theksoi qendrën e dashurisë vëllazërore në besimin e krishterë, duke thënë se, për sa kohë që pjesëmarrësit në konferencë jetojnë këtë vëllazëri dhe e mbajnë Krishtin pranë, ata nuk kanë nevojë të kenë frikë nga demonët.

Kardinali tha se shumë shpesh çlirimi mendohet ekskluzivisht si një mënyrë mbrojtjeje nga pushtimi demonik.

Në vend të kësaj, ai tha se besimtarët duhet të kuptojnë se ata janë gjithashtu për çlirimin nga gjendje si sëmundjet dhe lëngatat, prandaj ai iu lut shpesh Shën Mikelit gjatë pandemisë COVID-19.

Pas fjalimit të tij, kardinali kreu një ekzorcizëm të sendeve personale për pjesëmarrësit në konferencë. Pastaj ai u lut në latinisht për çlirimin e të gjithë botës nga çdo e keqe dhe ndikim demonik.

Mesazhi shpresëdhënës i Kardinal Simoni-t përfshinte një thirrje për veprim. Ai u tha të gjithë pjesëmarrësve të fillonin të lutnin Rruzaren katër herë në ditë për ata që janë të pushtuar nga demonët, ata që vuajnë nga kanceri dhe gratë që kanë vështirësi në ngjizje.

Kardinali theksoi se dashuria e Krishtit është e plotfuqishme.

"Çdo gjë që bëjmë dhe çdo gjë që jemi," tha ai, "nuk mund ta harrojmë kurrë se i përkasim Jezu Krishtit."

Folës të tjerë në konferencë përfshinin At John Szada, Monsinjor John Esseff dhe Craig Turner.

 

Të fundit