Flash News

E-TJERA

Me precedent penal për vrasje, kush është 30-vjeçari që u ekzekutua në aksin Vlorë-Fier

 Me precedent penal për vrasje, kush është 30-vjeçari

Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Fier, ku një 30-vjeçar është vrarë me armë zjarri teksa ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip "Volkswagen".

Viktima është 30-vjeçari Kristina Marku, i njohur si  një person me precedentë të mëparshëm penalë.

Mësohet se Marku ka precedentë të mëparshëm për “vrasje me dashje në bashkëpunim të mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.

Raportohet se ai ishte i përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale dy vjet më parë, në mars 2023, ku u përball me akuza për tentativë vrasje në bashkëpunim, kur së bashku me persona të tjerë ai ka hapur zjarr drejt makinës së Saimir Reçit, teksa ky i fundit ndodhej brenda saj.

Ngjarja kishte ndodhur pas një përplasjeje mes Saimir Reçit dhe disa anëtarëve të familjes Bardhi, përfshirë edhe Kristian Markun alias Kristi Bardhi, ku ata kishin qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të Reçit.

Reçit u shpëtoi plumbave pasi ndodhej në automjetin e tij të blinduar.

Ndërkohe  policia po vijon punën për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje.

Të fundit