Flash News

E-TJERA

Në kërkim nga policia/ Bashkia shkarkon nga detyra kreun e një Njësie Administrative në Lezhë, kush e zëvendëson

Në kërkim nga policia/ Bashkia shkarkon nga detyra kreun e një

Bashkia e Lezhës ka shkarkuar nga detyra kreun e Njësisë Administrative Ungrej, Gëzim Kolën. Vendimi për shkarkimin e tij është marrë pasi, Kola, është shpallur në kërkim nga policia për kultivim të lëndëve narkotike.

Pak ditë më parë Gjykata e Lezhës dha masën e sigurisë arrest me burg në mungesë për Gëzim Kolën. Ky i fundit po kërkohet nga policia, pasi në njësinë që administron u gjetën parcela me kanabis.

Në vend të Gëzim Kolës, në krye të Njësisë Administrative Ungrej është emëruar Agostin Zefi.

Të fundit