Flash News

E-TJERA

Prishën materialet zgjedhore në Burrel dhe Klos për zgjedhjet e 30 Qershorit/ Gjykata jep vendimin për 14 të akuzuarit, 4 prej tyre dënohen me burg

Prishën materialet zgjedhore në Burrel dhe Klos për zgjedhjet e

Gjykata e Matit ka dhënë këtë të hënë vendimin për 14 personat e akuzuar për prishje të materialeve zgjedhore në KZAZ 16 e 17 (Burrelit dhe Klos) për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit 2019, pas dy vitesh procesesh gjyqësore.

Bëhet fjalë për shtetasit: Ilirian Çeliku, Fatmir Molla, Sokol Lela, Mehmet Limani, Paqsor Elezi, Myrteza Gjini, Adriatik Lika, Xhavit likursi, Haki Likursi, Shkëlzen Uka, Riza Disha, Xhovalin Gjeçi, Edmond Lala dhe Alehandro Muharremi.

Katër prej tyre, më konkretisht shtetasit; Haki Likursi, Adriatik Lika, Edmond Lala, Azbi Kurtagja janë dënuar me nga 6 muaj deri në 2 vite e gjysmë burg.

Katër të akuzuar të tjerë janë dënuar me punë në komunitet dhe 6 me shërbim prove nga 2 deri në katër vite.

Kryetari i Partisë Demokratike në Mat, Arjan Lika e cilësoi këtë vendim si të padrejtë dhe të motivuar politikisht. Ai paralajmëroi se vendimi i sotëm  i gjykatës do të apelohet pasi sipas tij, protesta ishte e drejtë qytetare.

Të fundit