Flash News


E-TJERA

Sherr masiv në Pallatin e Sportit në Durrës, pas ndeshjes Teuta-Partizani

Sherr masiv në Pallatin e Sportit në Durrës, pas ndeshjes

Një sherr masiv ka ndodhur pasditen e sotme në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës, gjatë ndeshjes U-16, Teuta-Partizani.

Sherri ka nisur në përfundim të ndeshjes, ku në finale të kampionatit kishte kaluar skuadra e Teutës.

Gjatë shtrëngimit të duarve, një nga lojtarët e skuadrës së Partizanit ka sharë kundërshtarin e tij dhe në këtë moment ka nisur konflikti mes lojtarëve, ku më vonë në fushë janë futur edhe tifozët që ishin prezentë.

Është dashur ndërhyrja e efektivëve të policisë, për të ndalur sherrin.

Të fundit