Flash News

E-TJERA

Sokol Kryeziu paraqitet në GJKKO për dosjen Veliaj

Sokol Kryeziu paraqitet në GJKKO për dosjen Veliaj

Biznesmeni Sokol Kryeziu është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme për seancën e verifikimit të masës së sigurisë, pasi akuzohet për “korrupsion aktiv” në dosjen e SPAK që përfshin kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Kryeziu ndodhej jashtë vendit kur GJKKO firmosi masat e sigurisë të kërkuara nga SPAK, ndërsa është rikthyer në Shqipëri për të zbatuar masën e dhënë ndaj tij, "detyrim paraqitje".

Në seancën e 12 shkurtit, GJKKO la në fuqi të njëjtën masë sigurie edhe për biznesmenët Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Shkëlqim Fusha. Ndërkohë, biznesmeni Elman Bule dhe kryebashkiaku Veliaj janë lënë në burg, ndërsa për Ajola Xoxën, bashkëshorten e Veliajt, u ndryshua masa nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”.

Arrestimi i Veliajt
Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt në zyrën e tij në Bashkinë e Tiranës, si i dyshuar për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Sipas SPAK, hetimet tregojnë se Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, kanë krijuar dhe vënë në funksion një skemë që siguronte përfitime të paligjshme nga fondet publike të administruara nga Bashkia e Tiranës.

Sipas prokurorisë, këto përfitime janë realizuar përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme, duke synuar pasurimin personal të Veliajt dhe familjes së tij. Hetimet vijojnë për të zbuluar të gjithë rrjetin e përfshirë në këtë aferë.

Të fundit