Flash News

E-TJERA

Spektakël pa fitues në Durrës, Teuta e Kukësi ndajnë nga një pikë

Spektakël pa fitues në Durrës, Teuta e Kukësi ndajnë

Ndeshja e parë e javës së 21-të të Kategorisë Superiore i kishte të gjithë: gola, penallti, spektakël, përveç një fituesi. Teuta-Kukësi përfundoi në rezultatin e barabartë 2-2 në ndeshjen e zhvilluar në "Niko Dovana", me durrsakët që humbasin kështu mundësinë për t'iu afruar kreut të renditjes, që mbahet nga Vllaznia.

Fraksioni i parë i lojës u mbyll në favor të "Djemëve të Detit" me anë të një njëmbëdhjetmëtërshi të fituar nga Dejvi Bregu dhe të shënuar nga vet ai. Verilindorët do të gjenin golin e barazimit në minutën e '70 të takimit po me anë të një njëmbëdhjetmëtërshi të shndërruar në gol nga Eze. Barazimi do të zgjaste vetëm dy minuta, pasi do të ishte sërish Dejvi Bregu, i cili me anë të një "perle" kaloi sërish në avantazh ekipin e tij. Gjithsesi verilindorët nuk u dorëzuan dhe në minutën e 86’ barazuan shifrat me Tsintsadze.

Pas kësaj ndeshjeje, Teuta shkon në kuotën e 37 pikëve, aq sa Partizani i vendit të dytë, 4 më pak se Vllaznia, ndërsa Kukësi ngjitet në kuotën e 30 pikëve në vendin e pestë.

Të fundit