Flash News

E-TJERA

U arrestua në Shqipëri, policia e Kosovës bastis banesën e Princ Dobroshit

U arrestua në Shqipëri, policia e Kosovës bastis banesën e

Policia e Kosovës ka organizuar një operacion në Pejë ku janë bastisur disa vende.

Sipas gazetës Sinjali bëjnë me dije se synimi i bastisjes ishin objektet e banimit të Princ Dobroshit, i njohur me nofkën ‘Peshkaqeni’, i cili për vite me radhë njihej si bosi i mafias shqiptare të drogës në Norvegji e Çeki.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, me shtetin e Gjermanisë dhe atë të Shqipërisë, kanë realizuar një operacion policor në rajonin e Pejës.

Ndërkohë raportohet se Princ Dobroshi u arrestua në Shqipëri. Dobroshi ishte dënuar për përfshirje në trafikun e drogës, saktësisht heroinës. Për këtë dhe vepra të tjera Dobroshit i ishte ndaluar hyrja në vendet e Bashkimit Evropian.

Të fundit