Flash News

E-TJERA

Vllaznia-Skënderbeu finalja e Kupës së Republikës, eliminohen Laçi dhe Teuta

Vllaznia-Skënderbeu finalja e Kupës së Republikës,

Vllaznia-Skënderbeu do të jetë finalja e Kupës së Republikës, pasi kanë arritur të eliminojnë Laçin dhe Teutën në fazën gjysmëfinale me ndeshje teke. 

Shkodranët kanë arritur të mposhtë me rezultatin minimal 1-0 Laçin në "Loro Boriçi". Golin e vetëm e realizoi Ardit Hoxhaj në minutën e '22-të të takimit. Pas përfundimit të ndeshjes u regjistrua dhe një rast i paprecedent teksa mbrojtësi i kurbinasve, Onur Obanor nuk e kanë mbajtur nervat, duke goditur me takë në trup Herald Markun e Vllaznisë. Obanor u ndëshkua me karton të kuq.

Në ndeshjen tjetër, Skënderbeu ka suprizuar duke fituar me rezultatin 0-2 kundër Teutës në "Niko Dovana". Golat e Jorgo Meksit që në minutën e parë (me penallti) dhe ai i Elvi Berishës në minutën e '44 e çuan Skënderbeun për herë  të 7-të në historinë e tij në finalen e Kupës së Shqipërisë. Skuadra e drejtuar nga Migen Memelli për gjithë pjesën e dytë luajti me 10 lojtarë, pasi Berisha mori të kuq (i dyti i verdhë) menjëherë pas golit, sepse hoqi fanellën, por harroi që e kishte marrë një të verdhë më parë.

Vllaznia dhe Skënderbeu janë përballur në një finale të Kupës së Republikës dhe në vitin 1965, duel i fituar nga shkodranët me rezultatin 1-0.

Të fundit