Flash News

Kosova

Pas largimit nga institucionet, dorëhiqen kryetarët e katër komunave në veri

Pas largimit nga institucionet, dorëhiqen kryetarët e katër

Pas vendimit për largim nga institucionet e Kosovës, kanë dhënë dorëheqje edhe kryetarët e komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok.

Përveç kryetarëve, edhe këshilltarët nga radhët e Listës Serbe janë dorëhequr. Një ditë më parë, Lista Serbe njoftoi për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës.

Në pjesën veriore të Mitrovicës sot në orën 12 do të mbahet një takim i përgjithshëm publik.

Paralajmërimet e Listës Serbe për largim nga institucionet e Kosovës kanë ardhur pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për pezullimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriç, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia.

 

 

 

Të fundit