Flash News
Rama sulmon mediat ndërkombëtare: Pse e bëni një protestë me 2 mijë vetë kaq dramatike
Shpërthen protestuesi që vuan nga kanceri: Onkologjiku, Aushvic në mes të Tiranës
Europarlamentari paralajmëron: Nëse Shqipëria ngel jashtë BE-së, do të jeni në duart e Kinës e Rusisë
Europarlamentari: Të gjithë janë pro Shqipërisë në BE, por a mund të kemi Ramën në Këshillin Europian?
Aksident në aksin Pogradec–Qafë Thanë, dy të plagosur
Afrim Krasniqi
Më 2009, kur socialistët mblodhën organin më të lartë kombëtar, Kongresin, një prej premtimeve më të bujshme ishte aplikimi i votimit “një anëtar – një votë” në të gjitha strukturat zgjedhore, përfshirë zgjedhjet për kryetar dege, kryetar partie, kandidat për deputet e kandidat për kryetar bashkie. Në ato zgjedhje vetëm kryetari i PS u zgjodh direkt, por në një garë formale, pa kandidatë realë përballë. Më 2014-2015 pati një proces zgjedhor konkurrues në degët lokale të PS, por kandidatët për deputetë e kryetar bashkie më 2013, 2015 dhe 2017 u zgjodhën pa votim, me imponim real nga kupola e lartë drejtuese e kësaj partie. Aktualisht premtimi për aplikimin e primareve është harruar dhe nuk artikulohet nga asnjë prej drejtuesve të kësaj partie.
Më 2014, ishte PD që solli të njëjtin propozim në publik, duke e shikuar sistemin e zgjedhjeve konkurruese në degë dhe qendër, me sistem “një anëtar – një votë” si leva mbështetëse për reformimin e brendshëm të saj. Më 2017 ligjërimi për “Republikën e Re” shkoi më tej, kur u premtua se të gjithë kandidatët dhe drejtuesit, në të gjitha nivelet, do të zgjidheshin me sistem konkurrues të brendshëm tek anëtarësia, një formë shqiptare e procesit të primareve të aplikuar prej shumë vitesh në SHBA. Më 2018 u bënë ndryshime në statutin e saj, por megjithëse pati disa përparime, midis premtimit dhe reflektimit në statut ka diferencë ende të madhe. Kandidatët e PD më 2013, 2015, 2017 gjithashtu u emëruan nga preferencat e kupolës së lartë drejtuese.
Situatë e njëjtë, - një hendek i thellë midis premtimit publik për demokraci të brendshme funksionale dhe mënyrës sesi realisht merren vendimet në partitë politike, - reflektohet në të gjitha partitë e tjera politike parlamentare, përfshirë LSI. Kalimi nga parti me bazë horizontale (faza e parë e tranzicionit) në parti me organizim vertikal (faza e fundit e tranzicionit) ka dëmtuar ndjeshëm konceptin e garës demokratike, të sistemit konkurrues dhe vetë vlerat e potencialet që partitë politike u ofrojnë qytetarëve e shoqërisë. Një numër sondazhesh të zhvilluara nga organizata ndërkombëtare në Shqipëri tregojnë se besimi publik te partitë politike është në të njëjtin nivel me besimin te gjykatat, në momentin kur nisi reforma në drejtësi. Kurba negative e besimit, nga 78% më 1992 në 13% më 2017 tregon edhe diferencën e madhe midis pritshmërive publike ndaj partive dhe mënyrës sesi partitë e kanë keqpërdorur pushtetin, delegimin e përgjegjësive dhe hapësirën e tyre në jetën publike e shtetërore. Ato vijojnë të jenë “kooperativat” e fundit komuniste në Shqipëri, - të identifikuara me liderin dhe familjen e tij, miqtë dhe shokët e tij, - pa identitet, pa programe konkurruese, pa forcë ndryshimi dhe jo frymëzuese për të ardhmen. Natyra e tyre klienteliste dhe rivaliteti ndër-shqiptar për pushtet e përfitime përbën bazën kryesore të mbijetesës së tyre, në një sistem që më 1991 ishte shpresuar të jetë demokratik, konkurrues e funksional.
Vitin e fundit ka pasur disa nisma reformatore kryesisht nga grupe të reja dhe të vogla politike në adresimin ndaj modelit politik dhe ndryshimit të sistemit të vendimmarrjes. Fillimisht dy përpjekjet për krijimin e “LIBRA” dhe “SFIDA” premtuan shumë, - një paketë reformatore organizimi demokratik dhe modelin e “mbretit Artur”, i barabartë midis të barabartëve. Eksperimenti dështoi me sukses. LIBRA kaloi në një krizë lidershipi dhe krizë modeli, ndaj aktualisht nuk ka provë formale mbijetese. SFIDA gjithashtu pati më pak sukses sesa themeluesi i saj, kandidati për bashkinë Tiranë më 2015. Eksperimentet e tjera me Fryma e Re Demokratike apo Aleanca Kuq e Zi, gjithashtu dështuan që në momentin që hoqën dorë nga modeli i ri reformues dhe imituan modelin vertikal të identifikimit me liderin themelues. Njëra prej tyre nuk ekziston më në spektrin politik, tjetra vetëm formalisht. Së fundi, një përpjekje e re politike e iniciuar nga “disidentë” të Rilindjes së vitit 2013, “Zgjidhja”, i është rikthyer të njëjtës sfidë, - ikjen nga modeli tradicional dhe kalimin te modeli i primareve konkurruese brenda partisë politike. Një nismë modeste që duhet uruar të jetë headline në debatin politik.
Koncepti i primareve aplikohet gjerësisht në demokracitë perëndimore. Në SHBA sistemi i primareve nxori Trump dhe eliminoi nga jeta politike Sanders apo Bush; në Francë ato nxorën nga skena politike figura historike si Shirak apo Valls dhe sollën në skenën politike Macron; në Gjermani sistemi i primareve përcaktoi lidershipin e SPD, AfD dhe deri koalicionin e madh; në Itali primaret bënë Renzin kryeministër, në Britani primaret përcaktuan lidershipin e partisë më të madhe në qeveri e në opozitë. Një lexim më i thellë i këtyre fakteve dështon forcën e jashtëzakonshme reformatore dhe ndryshuese që ka sistemi i primareve dhe i konkurrencës së fortë e të hapur në partitë politike.
Aplikimi i primareve kërkon të paktën nëntë kushte paraprake: 1) parti politike me shtrirje kombëtare, 2) parti relevante, me potencial për pushtet, 3) parti me nivel mesatar të kulturës politike brenda saj, 4) regjistër të saktë të anëtarësisë, 5) standarde të përcaktuara në dokumentet partiake, 6) transparencë financiare dhe publike, 7) bazë ligjore solide, 8) sistem elektoral me natyrë mazhoritare si dhe 9) presion publik ndaj partive politike. Nga këto 9 kushte partitë shqiptare në tërësi përmbushin maksimumi 3-4 kushte: ka presion publik, ka parti me shtrirje kombëtare, ka parti me potencial për pushtet, ka parti me nivel mesatar të kulturës politike. Çdo përpjekje për të eksperimentuar me sistemin e primareve u duhet referuar këtyre elementëve, - dhe se do të ishte dita e parë e një sistemi të ri politik e partiak në Shqipëri.
A është e mundur? Natyrisht që po. Për shembull, PS, PD e LSI janë anëtare me të drejta të plota në PES dhe EPP, dy grupime të mëdha politike evropiane, ku mbi 70% e anëtarëve aplikojnë sistem primaresh në vendimmarrjen e tyre politike. Ndryshimi nuk është çështje vullneti personal dhe as pritshmërie që një mëngjes, liderit tanë të gdhihen demokratikas dhe ta pranojnë atë. Ndryshimi vjen përmes detyrimit ligjor, sidomos në një vend me tradita minimale demokratike si Shqipëria. Ndaj hapi i parë i reformimit është presioni publik për të ndikuar që komisioni Ad-Hoc parlamentar për reformën zgjedhore të zgjerojë spektrin e punës dhe të fokusohet në reformimin tërësor edhe të ligjit të partive politike, ku vend kryesor zë çështja e demokracisë partiake dhe legjitimitetit të kandidaturave të paraqitura nga partitë politike. Pranë komisionit janë paraqitur disa drafte, përfshirë një nga autori i këtij teksti, por presioni duhet të jetë më i madh, më i fokusuar, në mënyrë që drafte të tilla të bëhen pjesë e axhendës së tij.
Midis modës aktuale të PPP në të gjitha rastet më i nevojshmi është ai që lidhet me sistemin përfaqësues: parti, primare, pluralizëm. Në fund të fundit nuk ka dilemë, - nëse duhet një zgjidhje finale dhe serioze, fati ynë nuk mund të vendoset nga humori i liderëve politikë, sidomos kur liderit politikë janë modele dështimi si në rastin shqiptar, por mund të vendoset nga një sistem i ri i bazuar në besim, vlera, parime, sens përgjegjësie, frymë kushtetuese dhe inspirim perëndimor. Dhe hapi i parë drejt këtij sistemi është rrëzimi i piramidës së kalbur të vendimmarrjes politike, kalimi nga pluralizmi midis 2-3 individëve, familjeve e klientelave, tek pluralizmi real funksional e konkurrues midis alternativave politike.
Të fundit
Si të kurseni para gjatë pushimeve verore?
6 Qershor 2026, 21:30
Ish-zv.ministri i Ramës në protestë: Shkatërroi vendin duke mbajtur peng arsimin
6 Qershor 2026, 21:12
Rama sulmon mediat ndërkombëtare: Pse e bëni një protestë me 2 mijë vetë kaq dramatike
6 Qershor 2026, 20:57
Luksemburgu ndëshkon Shqipërinë që në minutën e 8-të
6 Qershor 2026, 20:39
Pedagogu në protestë: Mirënjohje për Trump dhe SHBA që po ua shkulim rrënjët sorosianëve
6 Qershor 2026, 20:17
Shpërthen protestuesi që vuan nga kanceri: Onkologjiku, Aushvic në mes të Tiranës
6 Qershor 2026, 19:37
Shqipëria sfidon Luksemburgun në “Arenën Kombëtare”, publikohen formacionet zyrtare
6 Qershor 2026, 19:12
Mesazhi i fortë i Diasporës drejtuar Ramës: Na përzunë ndër vite, sot të përzejmë ty
6 Qershor 2026, 18:59
Putin refuzon propozimin e Zelenskyt për takim
6 Qershor 2026, 18:39
Diaspora proteston në Washington DC para ambasadës shqiptare, kërkon dorëheqjen e Ramës
6 Qershor 2026, 18:22
Gjermania në alarm, Neuer në dyshim për Botërorin
6 Qershor 2026, 17:16
Edhe pas krizës, nafta e shtrenjtë mbetet sfidë për Shqipërinë
6 Qershor 2026, 16:52
Aksident në aksin Pogradec–Qafë Thanë, dy të plagosur
6 Qershor 2026, 16:30
Shqiptarët punojnë 41 orë në javë, por një orë pune prodhon vetëm 995 lekë
6 Qershor 2026, 16:12
Sot miqësorja Shqipëri-Luksemburg, policia vendos kufizime në disa akse të Tiranës
6 Qershor 2026, 15:58
U vra gjatë operacionit në Maliq, hapet GoFundMe për familjen e Enea Mekollit
6 Qershor 2026, 15:24
OBSH identifikon kërcënimet e ardhshme pandemike, çfarë mund ta kërcënojë Europën
6 Qershor 2026, 15:05
35 falsifikime dhe shkelje në dosje", Malltezi: Hetimi ndaj meje synonte individin
6 Qershor 2026, 13:16
Kupa e Botës, lojtarëve të Iranit u jepet viza për të hyrë në SHBA
6 Qershor 2026, 12:07
Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo përshkon me not ishullin e Sazanit
6 Qershor 2026, 11:34
“Nën presion financiar”, RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
6 Qershor 2026, 11:13
Sulm me tritol gjatë natës në një banesë në Lezhë, brenda ndodhej çifti i bashkëshortëve
6 Qershor 2026, 09:44
Pa mjekë; A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike
6 Qershor 2026, 09:03
Makina përplas për vdekje një person në aksin Fier-Vlorë
6 Qershor 2026, 08:44
Rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot
6 Qershor 2026, 08:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
6 Qershor 2026, 08:01
“Truri i babait”, si e ndryshon atësia mendjen mashkullore
5 Qershor 2026, 21:44
Sekuestrohen 50 mijë euro të padeklaruara në doganën e Durrësit
5 Qershor 2026, 21:25
Qytetarja e martuar prej 30 vitesh në Tiranë, institucionet e nxjerrin beqare!
5 Qershor 2026, 21:19
Rama fajëson armiqtë e Trump për jehonën e Zvërnecit: Nuk i rruhej njeriu...
5 Qershor 2026, 20:56
Gardisti dhunon protestueses gjatë takimit të Ramës /VIDEO
5 Qershor 2026, 20:39
Protestë kundër Ramës edhe në Berlin
5 Qershor 2026, 20:14
Avokati i Metës: Nëse Rama nuk dëshmon, procesi nuk është i plotë
5 Qershor 2026, 20:01
Si bllokada detare amerikane i ka humbur Iranit 6 miliardë dollarë të ardhura nga nafta
5 Qershor 2026, 19:44
Gjyqi në GJKKO, Kryemadhi: Dosja bazohet në thashetheme, USB-ja me prova…
5 Qershor 2026, 19:24
Edhe pas krizës, nafta e shtrenjtë ende sfidë për Shqipërinë
5 Qershor 2026, 19:09
Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe
5 Qershor 2026, 18:50
Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin
5 Qershor 2026, 18:33
Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?
5 Qershor 2026, 18:27
Von der Leyen: Shqipëria të ndjekë shpejt Malin e Zi
5 Qershor 2026, 18:13
Këto shenja të zodiakut do të gjejnë dashurinë në qershor!
5 Qershor 2026, 18:01
Siguri e shtuar për vizitën e Ramës në Vlorë
5 Qershor 2026, 17:46
Kuqezinjtë humbasin një vend në renditjen e FIFA-s
5 Qershor 2026, 17:32
Policia heq 14 mole detare në Ksamil
5 Qershor 2026, 17:16
Aksidentohet urbani te Gjykata e Tiranës, disa të lënduar
5 Qershor 2026, 16:56
Belgjika shqyrton shitjen e bizhuterive mbretërore për të mbushur boshllëqet në buxhet
5 Qershor 2026, 16:45
Hetimi për korrupsion në Partinë Socialiste, kryeministri mohon akuzat: Nuk kisha dijeni
5 Qershor 2026, 16:14
Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK
5 Qershor 2026, 16:01
Foto/ Qindra qytetarë i japin lamtumirën Enea Mekollit
5 Qershor 2026, 15:39
Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores
5 Qershor 2026, 15:03
Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë
5 Qershor 2026, 14:53
Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec
5 Qershor 2026, 14:19
Spiropali rendit problemet e qeverisjes: Pushteti po i tejkalon institucionet
5 Qershor 2026, 13:51
Berisha: Mbështesim protestën qytetare për Zvërnecin, por PD nuk përfshihet
5 Qershor 2026, 13:29
Protesta e bukur e shëmtuar
5 Qershor 2026, 13:10
Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore
5 Qershor 2026, 12:25
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve
5 Qershor 2026, 11:38
Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet sërish në SPAK
5 Qershor 2026, 11:02
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
5 Qershor 2026, 09:49
Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë
5 Qershor 2026, 09:37
Dy makina përplasen në aksin Kardhiq–Delvinë, një i vdekur e 3 të plagosur
5 Qershor 2026, 08:35
Me alternime vranësirash, si parashikohet moti për sot
5 Qershor 2026, 08:20
Udhëkryqi që sjell protesta për Zvërnecin: Nga do t’ia mbajë Shqipëria
5 Qershor 2026, 08:09
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Qershor 2026, 07:57
Hasimja: Shqipëria po humb një shans historik për integrimin në BE
4 Qershor 2026, 22:57
Senati amerikan miraton Eric Wendt për postin e ambasadorit të SHBA në Shqipëri
4 Qershor 2026, 22:30
Gazetarja: 43-vjeçari që vrau policin në Maliq ka qenë pjesë e forcave Komando
4 Qershor 2026, 22:10