Flash News

POLITIKOFF

16-vjeçarja nga Kosova 'surprizon' Rita Orën në “The Voice Australia”, reagimi epik i këngëtares

16-vjeçarja nga Kosova 'surprizon' Rita Orën në

Sihana Haxhnikaj është 16-vjeçarja që performoi në “The Voice Australia” dhe surprizoi Rita Orën, e cila ishte anëtare jurie.

Shqiptarja u përzgjodh nga Rita pa e ditur se ishte një vajzë nga Kosova njësoj si këngëtarja. Pasi përfundoi performancën këngëtari Jason Derulo, po ashtu anëtar jurie, e ka pyetur vajzën për emrin.

Në momentin që Rita dëgjoi se ishte një emër shqiptar dhe kur vajza i tha se vinte nga Kosova, këngëtarja u emocionua dhe e përshëndeti në shqip atë dhe familjarët e saj.

“Zemër si je? Mirëmbrëma si jeni?”, u dëgjua të përshëndeste Rita e emocionuar.

Të fundit