POLITIKOFF

Filmi ku interpreton aktorja shqiptare nga Kosova triumfon në "Festivalin e Filmit të Venecias"

Filmi ku interpreton aktorja shqiptare nga Kosova triumfon në

Filmi francez “L’évenement”, i regjisores franko-libaneze, Audrey Diwan ka triumfuar duke marrë çmimin e madh “Luani i Artë” në 'Festivalin e Filmit të Venecias'.

Filmi ku interpreton aktorja shqiptare nga Kosova triumfon në

Në këtë film, trajtohet tema e abortit të paligjshëm dhe një prej kastit të aktorëve është dhe aktorja shqiptare nga Kosova, Luana Bajrami.

“Kinemaja është një mjet për të transmetuar emocione. Ne nuk donim të dramatizonim situatat, ne po kërkonim një mishërim të së vërtetës”, tha regjisorja Diwan në fjalimin e saj në momentin e fitores.

Filmi ku interpreton aktorja shqiptare nga Kosova triumfon në

Kujtojmë se aktorja nga Kosova, Luana Bajrami para se të ishte pjesë e “L’évenement”,, ka luajtur në dy filma të tjerë të shkurtër: Dy të Rinj Vdesin nga Tomasso Usberti, i cili fitoi çmimin e tretë nga Cinéfondation në Festivalin e Filmit në Kanë në 2017, dhe filmi i vitit 2018 Pas Natës, nga Valentin Plisson dhe Maxime Roux.

Të fundit