Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 gjëra që duhet të dini për Thethin, që agjencitë turistike nuk ua thonë
Nga Blerina Gjoka
Prej të paktën 2 vitesh kisha planifikuar të shkoja në Theth, e bombarduar gjithandej nga imazhe të bukura si të dala nga përrallat.
Isha bërë ndjekëse e disa faqeve të bujtinave në Theth dhe shpesh më dilnin para syve foto të bukura të miqve që vizitonin këtë vend ose artikuj në media duke ma bërë edhe më ethshme dëshirën për të shkuar atje.
Të paktën 2 vite duke i thënë vetes çdo verë; kur do shkoj në Theth? Ai duhet të jetë vendi më i bukur në botë. (...dhe në fakt është!)
Tentova të shkoj fundjavën e datës 26 Gusht pasi ishte dhe një koncert me Elina Dunin, Shpat Dedën,etj., po nuk bëhej fjalë të gjeje dhomë, edhe pse telefonova një javë përpara.
Të premten e javës që shkoi vendosa t’a provoj dhe një herë.
Telefonova disa bujtina, të cilat i njihja virtualisht. Nuk ka vende më thanë të gjitha. Epo, kjo tregon se ky vend është kaq i kërkuar nga turistët sa duhet të jesh me fat të gjesh vend!
Në darkë vonë më telefonojnë nga njëra prej bujtinave: “U kancelua një prenotim nga booking, nëse doni ejani”. Lumturi e madhe! E pyes zotërinë: “Ne kemi makinë të ulët, a kalon dot?”
Përgjigjia: “Rruga është e pashtruar 15 km që të sjellin në fshat, por kalohet me kujdes”.
Gabim! Fjala e tij dhe mungesa e informacionit nga ana ime më la 4 orë në mes të maleve, pasi u shpua goma në rrugën me gurë gjithë cepa dhe pse ecëm me shpejtësi më pak se 10km në orë.
Ja këshillat e mia për ata që nuk kanë vajtur akoma në Theth:
1-E para gjë që do të duhet të dini kur shkoni në Theth është; Rruga nuk kalohet me asnjë makinë tjetër përveçse makinë e tipit fuoristradë, pra të jetë e lartë, të jetë 4x4, e kontrolluar më parë tek tekniku që është në kushte optimale. Mos harroni kriko, gomë rezervë dhe të gjitha mjetet teknike. Mund të shkoni dhe me furgon ose kamion, por jo me Benz B-class, siç bëra unë, ose me makina të tjera të ulëta, të vogla.
Gjëja më vogël që mund t’ju ndodhë është shpuarja e gomës, se mund t’ju çahet edhe serbatori apo t’ju prishet motorri. Një karrotec që t’ju marrë atje kërkon të paktën 30 mijë lekë të reja. Historitë për familje që kishin mbetur në mes të natës në mal, ose për makina që ishin lënë me javë parkuar në Qafë Thore tregonin plot në Theth. Mos rrezikoni të bëheni pjesë e një historie të tillë, në fund të fundit keni shkuar për qejf.
2- Mos hezitoni të kërkoni ndihmë! Banorët e zonës janë shumë të gjendur ndaj turistëve kur u ndodhin avari në rrugë. Të mos ishte Mondi, (mbiemrin nuk ia mësova dot) që ndaloi, nxori mjetet e punës dhe na ndihmoi të vinim gomën rezervë, e më pas na bleu një gomë të përdorur në Shkodër e na e dërgoi me miqtë e tij, makina jonë do të ishte sot akoma në Theth. Në fshat ndodhet dhe një djalë që nxjerr jetesën duke bërë mekanikun me turistët që u mbetet makina në male. Quhet Ylber dhe të gjithë ia kanë numrin e telefonit, por nëse ai nuk është atje, do të kërkoni ndihmë banorëve të zonës që e bëjnë atë rrugë shpesh.
3-Që mos të rrezikoni, parkoni makinën në fshatin Bogë që është para rrugës së prishur të Thethit dhe merrni një taksi që ju çon atje. Taksia kushton 60 euro vajtje-ardhje brenda ditës dhe Gjeloshi, i zoti i Fuoristradës, thotë se ju bën edhe guidë në pikat turistike të natyrës në Theth. Nëse 60 euro ju duken shumë, do ta kuptoni se do ju dalë më shumë amortizimi i makinës tuaj kur të ktheheni, edhe nëse jeni me fat e nuk ju shpohet goma.
4-Nëse jeni tip nazeli dhe u pëlqen rehati ose jeni mësuar vetëm në hotele me 5 yje, mos e merrni mundimin të shkoni atje; nuk është për ju!
Në theth ka vetëm Bujtina, që do të thotë “krevat dhe mëngjes” me 15 euro personi. Nuk ke banjo personale në dhomë. Preferohet të jesh grup shoqëror, pasi dhomat kanë 4 ose 5 krevatë. Rrallë gjen dhoma çift. Megjithatë nuk mungojnë as bujtinat me banjë dhe dush në dhomë dhe me krevat dopio.
I vetmi hotel në Theth është Bjeshkët e Namuna, ish-kampi i punëtorëve, i privatizuar. Aty mund të keni banjon tuaj në dhomë, por mos prisni kushedi se çfarë nga kushtet. Një hotel që vihet në funksion vetëm 3 muaj verë, pasi në dimër mbyllet dhe rrënohet, dhe pronarëve u duhet të investojnë çdo vit përsëri në të.
5-Mos kërkoni fruta deti në Theth, as karbonara ose lloje të tjera makaronash. (Dy çifte nga Tirana e bënë këtë). Ej, njerëz jeni në mes të Alpeve, jeni në fshatin më të thellë. Atje hahet mish derri, qengji ose viçi, hahet mazë (gatim tradicional me djath, gjalpë e miell misri. Super!), hahet buka e bërë vetë, djathi, patate furre, byrek dhe kos, por mos kërkoni gjë tjetër.
6-Nuk ka fashion-party në Theth. Duhet të marrësh atletet më të vjetra që ke, që t’i prishësh atje. Ose mundësisht këpucë kambale, të gjithë turistët e huaj vishnin të tilla. Rroba pambuku, tuta, bluzë me mëngë të shkurtra dhe një me mëngë të gjata. Disa palë çorape dhe një kapele.
7-Ecni në këmbë!
Nga fshati tek Ujëvara ose Syri i Kaltër, dy atraksionet më të bukura të natyrës, por jo të vetmet, ishte të paktën 1 orë me makinë. Kujdes, ishte rrugë për zetor, jo për makinë, pra më e mira ishte ta bëje në këmbë. Nëse je tip që nuk të pëlqen ecja, ke probleme me zemrën, ose nuk je fare tip sportiv, më mirë lërë fare këtë gjë, nuk është sport për ty. Shqiptarët ishin turistët më të llastuar, shkonin me makinë deri afër dhe pastaj mezi ngjiteshin 20-30 minuta në këmbë. Të huajt e bridhnin gjithë zonën në këmbë.
8- Koha më e bukur për t’a vizituar.
Shumica e turistëve vërshojnë në verë aty, por banorët e zonës të thonë se periudha më e bukur për t’a vizituar është maji- qershori, që atje përkon me ardhjen e pranverës, ku fushat e fshatit janë të mbushura me lule ose 2-javëshi i fundit i shtatorit, ku ka nisur vjeshta dhe pylli me ahe merr ngjyrat më të bukura, e gjelbër, e kuqe, e nuancat e së verdhës.
9- Vetëm apo me agjenci?!
Agjencitë turistike kanë paketat 79-euroshe për një natë dhe një ditë në Theth, por duhet të dini se kaq nuk mjaftojnë për t’a shijuar atë vend. Duhet të rrini të paktën 2 netë dhe 3 ditë ose 5 ditë që të shëtisni dhe të përjetoni gjithë atë bukuri. Ndryshe do të ikësh i pangopur që aty me dëshirën që të kthehesh prapë një ditë...edhe hajt të bëhesh mbarë. Agjencitë kanë dhe një gjë tjetër që të ngre nervat, duhet të bëheni 20 veta në një mendje. Grupi që ndodhej aty kur ishim ne nuk arritën të shkonin tek Syri i Kaltër sepse binte shi paradite dhe një grua rreth të 50-ve që kishin në grup i bindi që nuk shkohet në shi se ka baltë e rrëshket. Por shiu në Theth nuk të krijon asnjë pengesë. Rrugët dhe shtigjet janë me shumë gurë dhe nuk krijojnë baltë. Mjaft të presësh të hapet pak koha.
10-E fundit! Nëse do të shijosh natyrën me të vërtetë shko në ditë jave kur s’ka shumë popullim, merr bukë me vete dhe bëje një piknik ose pranë ujëvares ose tek syri i kaltër. Ujë dhe pije nuk të duhen tek Syri i Kaltër, pasi Shukja, një banore e zonës që ka shtëpinë aty ngjitur, ka mendur për këtë. Me një kovë të madhe mbushur me birra dhe pije të ndryshme të futura në ujin e akullt, me çmimin 200 lekë të reja për pije, ajo ka ngritur një biznes veror, jo pak fitimprurës. Bashkëshorti i saj ka sajuar disa tavolina prej druri që shkojnë në harmoni me natyrën, nga ku mund të shijosh për 1 orë ose më shumë një pikturë të gjallë të natyrës që do të mbetet në mendje shumë gjatë.
Mos harroni të merrni qeset dhe plehrat tuaja kudo që shkoni dhe t’i hidhni në kosh! Rreziku më i madh që i kanoset atij vendi është NJERIU! Njeriu është i aftë ta prishë atë që ka krijuar natyra...por ju lutem mos e bëni ju këtë gjë!
Nga Blerina Gjoka, e pangopur me bukurinë e Thethit dhe me dëshirën që t’i dija këto 10 gjëra para se të nisesha.
Të fundit
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24