Flash News

KRYESORE

20 vjeçarja denoncon të fejuarin, abuzonte seksualisht me të

20 vjeçarja denoncon të fejuarin, abuzonte seksualisht me të

Një vajzë 20 vjeçare me inicialet R.L, ka denoncuar ditën e sotme në komisariatin nr.1 në Tiranë, të fejuarin e saj pasi ai abuzonte seksualisht me të.

Vajza e cila është 10 vite më e vogël në moshë se i fejuari i saj, ka treguar në polici se  i fejuari i saj kryente marrëdhënie seksuale me dhunë dhe jashtë dëshirës së saj.

Menjëherë pas denoncimit, policia shërbimet e komisariatit nr.1 kanë shkuar në adresën ku supozohej se ndodhej i dyshuari me iniciale J.H., por ai nuk është gjetur aty.

Policia tha se nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë larguar nga Shqipëria, pasi herën e fundit ka abuzuar seksualisht me të fejuarën e tij, 10 vjet më të vogël, kjo e fundit e ka paralajmëruar se do ta denonconte në polici.

Vajza ka treguar se ishte fejuar me 30-vjeçarin para rreth 6 muajsh, ndërsa dy muaj më parë ai e ka përdhunuar, pasi ajo kishte refuzuar që të kryente marrëdhënie seksuale me dëshirë me të. Pas këtij momenti, i dyshuari i ka premtuar vajzës që nuk do të abuzonte më me të, por nuk duhej t’i tregonte askujt. E megjithatë, vajza ka deklaruar se nuk kishte ndodhur ashtu.

Herën e fundit kur është abuzuar ndaj saj, vajza ka arritur të dalë nga shtëpia e tij, duke e paralajmëruar se do të shkonte në Polici. Megjithatë ajo nuk është paraqitur menjëherë në polici, pasi ka tentuar të bisedojë me familjarët e të fejuarit, të cilët nuk i janë përgjigjur në telefon.

Të njëjtin veprim ka kryer edhe vetë i dyshuari. Në fund ajo ka vendosur që ta denoncojë për veprimet e dhunshme që ai kishte kryer ndaj saj.

Të fundit