Flash News

KRYESORE

 205 kg drogë në Shkodër, gjykata jep masën e sigurisë për të arrestuarit

 205 kg drogë në Shkodër, gjykata jep masën e

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë për pesë personat e arrestuar gjatë operacionit “Prekalori”.

Në kuadër të këtij operacioni, pak ditë më parë policia arrestoi pesë persona si dhe sekuestroi 205 kg drogë.

Mësohet se Gjykata ka vendosur të lërë në burg shtetasit Zef Kola, Kristian Melaj dhe Genc Meçaj. Dyshohet se se ishte kreu i grupit të strukturuar kriminal ndërsa Meçaj bashkëpunëtori kryesor.

Ndërsa për shtetasit Elvis Hysaj dhe Xhusepe Melaj gjykata vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Pesë personat sipas policisë, ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në fushën e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Droga u gjet brenda një furgoni në prani të Zef Kolës dhe Genc Meçaj, të cilët do kryenin shkëmbimin e saj.

Të fundit