Flash News

KRYESORE

3 të tjerë pozitivë/ ‘Partizani’ kryen testin për covid-19, dalin përgjigjet për ekipin edhe Olsi Ramën

3 të tjerë pozitivë/ ‘Partizani’ kryen testin

Ekipi i Partizanit ka konfirmuar në total pesë persona të infektuar me covid-19.

Pas Deian Boldor dhe Besnik Feratit, pozitivë dolën edhe tre pjesëtarë të ekipit Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote.

Vetë klubi ka bërë njoftimin zyrtarisht duke sqaruar se pjesa tjetër nuk është infektuar, përfshirë këtu edhe drejtorin e përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama.

“FK Partizani njofton rezultatet e testeve të kryera nga ekipi për COVID-19. Në total janë kryer 50 tamponë dhe nga përgjigjet zyrtare të konfirmuar nga ISHP (Insituti Shëndetit Publik), tre pjesëtarë të ekipit Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe janë asimptomatikë.

Pjesa tjetër e skuadrës, stafi dhe punonjës të klubit kanë dalë negativ.

Në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lojtarët janë izoluar dhe nuk do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës. Ekipi gëzon gjendje optimale dhe panvarësisht mungesave është gati për të dhënë maksimumin në derbin me Tiranën”, njofton klubi Partizani.

Të fundit