Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
“30% e grave dhunohen në Shqipëri”, Arqimandriti: I rëndësishëm policimi në komunitet
Nuk janë të pakta problematikat me të cilat përballet komuniteti i banorëve në fshatra e qytete të ndryshme në vendin tonë. Një ndër to, është edhe dhuna në familje, një plagë e madhe që fatkeqësisht prek jo pak prej nesh. Nëse s’na ka takuar ta përjetojmë personalisht, nuk do të thotë aspak se ‘’s’ka trokitur’’ në derën e fqinjit tonë, të mikes/ut, të një fëmije, të gruas e nënës, motrës apo dikujt tjetër. Dhembje në shpirt ndjen gjithësekush kur dëgjon që dhuna e skajshme në disa raste ka marrë edhe jetë njerëzish. Nocionin ‘’familje’’ janë të shumtë ata që e kanë të shenjtë dhe e trajtojnë si të tillë, por ky nocion humbet vlerën dhe kuptimin e mirëfilltë të fjalës kur dhuna bëhet pjesë e saj. Logjika humbet, aryseja nuk funksionon më, egoizmi apo ambicia për të dominuar bëhen më evidente në ato raste kur dhuna gjen terren brenda familjes dhe verbëria ‘’pushton’’ dhunuesin/en në ato momente.
Maskilizmi, patriarkalizmi, padija, mungesa e komunikimit, xhelozia, nënshtrimi, mosnjohja e ligjit, adresimi i gabuar i çështjes apo edhe mosraportimi i dhunës në disa raste, gjendja e vështirë ekonomike, mungesa e mbështetjes nga instancat përkatëse, mosreagimi i këtyre të fundit në raste të tjera, janë disa nga shkaqet e dhunës në familje ndërsa mund t’i shtojmë kësaj liste edhe një sërë shkaqesh të tjera. Për të përmirësuar këtë kuadër, për të ndihmuar sadopak në ndryshimin e një panorame të tillë, për të parandaluar të tilla raste në komunitet dhe për të minimizuar rastet e dhunës në familje, u zhvillua nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim programi “Forcimi i policimit në komunitet në Shqipëri’’financuar nga Qeveria Suedeze nëpërmjet Agjensisë Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SIDA). Projekti “Krijimi i Grupeve kundër dhunës në familje në 4 njësi administrative të Bashkisë Tiranë në Baldushk, Farkë, Njësinë Administrative 7 dhe në Pezë”, kishte si qëllim kryesor forcimin e policimit në komunitet për luftën kundër dhunës me bazë gjinore në komunitetin e 4 njësive administrative të Bashkisë Tiranë.
Në këtë pikë, vlen të theksohet se është mjaft i rëndësishëm përmirësimi i koordinimit ndërmjet aktorëve të ndryshëm lokalë për adresimin e dhunës në familje, rritja e ndërgjegjësimit ndërmjet banorëve dhe komunitetit për pasojat negative të fenomenit të dhunës në familje, rritja e kapaciteteve të institucioneve publike për përdorimin e mekanizmave të referimit të dhunës në familje dhe koordinimin me institucione publike në nivel qendror, përmirësimi dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet aktorëve publikë dhe privatë në njësitë administratiev të targetuara për një qasje sa më efikase në luftën e përbashkët kundër dhunës në familje si dhe përmirësimi i mbështetjes institucionale dhe jo-formale ndaj grave dhe vajzave që kanë qenë dhe janë viktima të dhunës në familje.
Një sërë sesionesh informimi u zhvilluan në disa njësi administrative ku publiku është informuar nga kryetarët e fshatrave në lidhje me dhunën në familje, parandalimin, raportimin dhe mundësitë për të gjetur mbështetje. Përveç tyre në ndihmë të njësive administrative në këtë aspekt, u zhvilluan edhe trajnime me përfaqësues të njësive, policisë dhe ndërlidhës më komunitetin.
Kontakti me banorët e këtyre zonave ishte i drejtpërdrejtë nga aktorët që ishin pjesë e këtij projekti duke bërë që edhe rezultatet të ishin më të efektshme. Organizimi I fushatës ndërgjegjësuese dhe shpërndarja e fletëpalosjeve dhe posterave dhe frytet e saj në këto komunitete, madje vetë banorët shprehen se i kanë mirëpritur këto informacione ndërgjegjësuese në lidhje me dhunën në familje.
Mirela Arqimandriti, drejtore ekzekutive e QAGJZH-së vuri theksin tek fakti se përveç mbështetjes së donatorëve në këtë drejtim, një rol të rëndësishëm në marrjen e masave përkatëse dhe parandalimin e dhunës në familje luan padyshim qeveria dhe pushteti local, që duhet të japin kontributin e tyre. Ajo shtoi se shkolla, familja dhe policia janë një trinom që duhet të bashkëpunojnë maksimalisht për të patur një bashkëjetesë më të mirë në komunitet.
Policia, një ndër aktorët e rëndësishëm në këtë projekt por edhe në jetën e gjithësecilit në komunitet, ashtu si edhe zbatuesit e projektit (QAGJZH) vunë në pah mangësitë e ligjit për dhunën në familje. Inspektorë të policisë identifikuan si probleme më të shpeshta në rastet e dhunës në familje, bashkëjetesën e tyre (dhunuesit/es e të dhunuarit/es) në një banesë, pamundësinë për t’i strehuar ata në shtëpi (ambiente) të ndryshme, apo rastet kur vendimet e gjykatës u vihen në dispozicion me vonesë inspektorëve të policisë së shtetit në mënyrë që këta të fundit të marin masa në kohën e duhur. Policimi në komunitet është mjaft i rëndësishëm përsa i përket parandalimit të dhunës në familje, identifikimit të rasteve, raportimit apo masave përkatëse.
Vakumi ligjor në këtë aspekt u identifikua edhe nga ndërlidhësit me komunitetin dhe nga punonjësit për mbrojtjen e fëmijëve.
Përfaqësues të 4 njësive administrative të Bashkisë Tiranë floën për raste jo të shumta në numër të dhunës në familje (trajtimit nga ana e tyre) por ata pranuan se ajo ekziston në disa familje, por për arsye nga më të ndryshmet, fshihet, nuk raportohet dhe kjo bën që situata të mos jetë krejtësisht e qetë. M. Arqimandriti shtoi se 30% e grave dhunohen në vendin tonë dhe sipas saj është i domosdoshëm zhvillimi i praktikave të tilla, fushatave ndërgjegjësuese, përmirësimi i kuadrit ligjor, marrja e masave konkrete për raste konkrete, bisedimi apo trajnimi me aktorët përkatës, komunikimi i vazhdueshëm mes palëve në mënyrë që të mos lejohet agravimi i rasteve të ngjashme dhe të mos reagohet vetëm atëherë kur situata ‘’ulëret’’.
Manushaqe Topi, shefe sektori e shërbimit social në Njësinë 7, shpjegon se sensibilizmi I banorëve në zonën ku ajo jeton ka funksionuar. Gratë- thotë ajo, - e denoncojnë dhunën dhe ky është një tregues I mirë, por fakti që ka shtim të urdhërave të mbrojtjes, nuk është aspak një gjë e mirë – vijon ajo- pasi një tregues i tillë flet për shtim të dhunës në familje.
Znj. Topi thekson se baza ligjore ekziston, kemi konventa të posaçme këto raste, kemi ligje për dhunën me bazë gjinore, por gjithmonë ka vend për përmirësim. Aspekti social I këtyre çështjeve, mbyllja ose pushimi I një rasti të tillë, mosfunksionimi hera-herës i urdhërit të mbrojtjes, pamundësia e një gruaje/vajze për t’u integruar më lehtë (pas divorcit që pason raste të dhunës ndaj saj), mungesa e ndihmës ekonomike, përballja financiare me psikologun/en etj, janë disa aspekte që duhet të adresohen sipas Manushaqe Topit.
Sigurisht që një panoramim I situatës përsa I përket dhunës në familje nuk mund të anashkalohet pa mendimin e psikologut. Elisabeta Koza, psikologe pranë Gjykatës së Lartë, Tiranë duke folur për kuadrin ligjor dhe strategjinë kombëtare për barazinë gjinore dhe kundër dhunës në familje, tha se duhet të punohet më shumë për të ngritur zërin që dhuna ekziston.
Rezultatet e projektit
Projekti solli në vemendje një disa rezultate:
- Mungesë infrastrukture (fshatra të thellë ku ndërhyrja e policisë bëhet më e vështirë)
- Mungesë e madhe informacioni
- Mungesë e theksuar ndërgjegjësimi
- Mungesa e rasteve të raportuara
- Mosnjohja e kuadrit ligjor
- Mentaliteti;Stigma
- Mungesë fondesh
- Mungesa e infrastrukturës për trajtimin e rasteve të dhunës në familje brenda ambjentit të Komisariateve apo paragjykimi i treguar në disa raste nga ana e vetë punonjësve të këtyre institucioneve për rastet e dhunës në familje.
Sigurisht që situata nuk mund të ndryshojë radikalisht me zhvillimin apo zbatimin e projekteve të tilla, por këto nisma të ndërmara nga shoqëria civile dhe jo vetëm, sigurisht mund të bëjnë shumëçka për komunitetin. Sensibilizimi mund të ndryshojë qasjen e personave të ndryshëm, solidariteti mes njëri-tjetrit dhe raportimi i rasteve sigurisht mund të minimizojë këtë fenomen, marrja e përgjegjësive të organeve kompetente pa dyshim mund të frenojë raste të tilla. Kësisoj nëse ekziston vullneti dhe dëshira e mirë për të bërë më shumë në të mirë të komunitetit, të gjithë mund të kontribuojmë nga pak dhe siç thanë dhe vetë banorët e këtyre njësive administrative, kur punohet, diçka arrihet ngadalë –ngadalë.
Të fundit
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24