Flash News

KRYESORE

30 vjeçari kapet me dy mina me telekomandë gati për shpërthim në Tiranë

30 vjeçari kapet me dy mina me telekomandë gati për

Një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore është arrestuar pasditen e së enjtes në Tiranë. Mësohet së është vënë në pranga me dy mina C4 të telekomanduara, një 30 – vjeçar nga Librazhdi.

Raportohet se të arrestuarit me inicialet T.G i është sekuestruar dhe një sasi prej rreth 300 gramësh kokainë. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, dy minat C4 të lidhura me telefon që telekomandohen në distancë do të përdoreshin për një ngjarje kriminale.

Po të njëjtat burime i thanë Klan Plus se po punohet edhe për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Ndërsa para o?cerëve të Policisë Gjyqësore, 30 – vjeçari nuk ka pranuar të flasë.

Të fundit