Flash News

KRYESORE

40 pacientë në Lezhë, apel Ministrisë së Shëndetësisë për rritje kuotash, bëjnë dhjetra km për dializën

40 pacientë në Lezhë, apel Ministrisë së

Në spitalin rajonal të Lezhës ka nga ata pacientë që udhëtojnë me kilometra të tërë për të marrë shërbimin e dializës, jetik për shëndetin e tyre. Mirëpo, veç kostos së rrugës, rruga e gjatë përkeqëson edhe gjendjen e tyre shëndetësore. Pacientët apelojnë ministrinë e Shëndetësisë të rishikojë kuotat për shërbimin e dializës. Pacientet që marrin shërbimin e dializës në spitalin e Lezhës kërkojnë rishikimin e kuotave nga ministria e Shëndetësisë, pasi lëvizja e tyre drejt Lezhës po u krijon probleme në kosto financiare dhe në shëndet.

Pacientët thonë se krahas kostos së udhëtimit, duhet të presin në rrugë për mjete transporti gjë që u rëndon shëndetin.

Dializen në spitalin e Lezhes e kryejnë edhe pacientët e Dibrës, disa prej tyre shpjegojnë situatën duke apeluar për rishikim të kuotave.

Të fundit