Flash News

KRYESORE

5% e GDP-së për arsimin, deputetet e PS: Kërkesa e studentëve, e parealizueshme

5% e GDP-së për arsimin, deputetet e PS: Kërkesa e

Deputetet e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi dhe Elona Gjebrea e shohin të vështirë realizimin e kërkesës së studentëve për financimin e arsimit në Shqipëri me 5% të GDP-së.

Ndonëse tha se mbështet protestën e studentëve, deputetja Gjebrea u shpreh se për kërkesën që lidhet me buxhetin duhet parë mundësia e qeverisë.

“Si pedagoge, por edhe si nënë e dy vajzave studente mbështes kërkesat e studentëve, por instrumenti demokratik për zgjidhjen e ngërçeve është dialogu. Kërkesat që lidhen me buxhetin apo GDP-në janë kërkesa që duhet dialoguar për të parë realisht mundësinë e qeverisë”, u shpreh Gjebrea.

Edhe deputetja Ekonomi tha se buxheti 5% për arsimin kërkon kohë dhe nuk mund të plotësohet me një të rënë të lapsit.

“Për të plotësuar kërkesat duhet dialog, ky është momenti që të diskutohet, në mënyrë që edhe studentët e brezit të ardhshëm të mos jenë në këtë situatë. Buxheti 5% është një kërkesë që do kohë, nuk mund të plotësohet me një të rënë të lapsit. Po të shikojmë, buxheti për arsimin ka qenë prioritet dhe është rritur nga 3.2%, sot është 3.32”, tha Ekonomi.

Rritja e buxhetit për arsimin është një nga tetë kërkesat e studentëve, të cilët theksojnë se nuk do të tërhiqen nga protestat.

Shqipëria ka aktualisht buxhetin më të ulët në rajon që shkon për arsimin.

Aktivistja mohon përçarjen e studentëve: Protestuesit nuk kanë nevojë për direktiva nga ‘Facebook’-u

Të fundit