Flash News

KRYESORE

5 mësues te “Jeronim De Rada” me Covid tre ditë para hapjes së shkollave, si do të veprohet

5 mësues te “Jeronim De Rada” me Covid tre ditë para

Pesë mësues të shkollës 9-vjeçare "Jeronim De Rada" në kryeqytet kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, tre ditë para nisjes së vitit të ri shkollor. Lajmi konfirmohet nga burime të televizionit Klan.

Mësohet se të gjithë mësuesve të shkollës iu është bërë tamponi për COVID-19 dhe pritet përgjigjia e analizave.

Lidhur me këtë situatë, Ministria e Arsimit thotë se nuk ka ende një vendim zyrtar por çështja po diskutohet nga ekspertët e ISHP dhe të arsimit.

Në parim, sipas Ministrisë, mendohet se nuk do të ketë mbyllje të shkollës por zëvendësim të mësuesve të infektuar.

Burime zyrtare thanë për televizionin se “në institucionet arsimore që ka 1 apo 2 të prekur, do të vijohet me zëvendësime të përkohshme, nuk mendohet aspak të mbyllet shkolla.”

 

Të fundit