Flash News

KRYESORE

7 drejtorë të MAS kallëzojnë në prokurori ministren Karabina

7 drejtorë të MAS kallëzojnë në prokurori ministren

Ministrja teknike e Arsimit, Mirela Karabina, është kallëzuar ditën e sotme në prokurori nga shtatë drejtorë të minstrisë që ajo drejton, me pretendimin se ka penguar mbarëvajtjen e punës në këtë institucion duke iu shkaktuar një dëm të madh.

Është drejtori i Sporteve në MAS, Vladimir Gjoni, i cili në një deklaratë për mediat , ka thënë se ndaj punonjësve të minstrisë është ushtruar dhunë fizike.

 “I ka shkaktuar dëm ministrisë duke penguar punën dhe duke e kthyer Ministrinë e Arsimit në një stres të paparë. I kërkojmë prokurorisë ta ndjeki çështjen me përparësi. E akuzojmë edhe për dhunën, njëri rast është ai i ndalimit me forcë të sekretarit të përgjithshëm për të hyrë brenda, dhe kjo është skandale”, tha drejtori Vladimir Gjoni.

 

Të fundit