Flash News

KRYESORE

91 persona të prekur nga fruthi, ISHP: Vaksinohuni

91 persona të prekur nga fruthi, ISHP: Vaksinohuni

Instituti i Shëndetit Publik i bën thirrje qytetarëve të vaksionohen, pasi deri më tani, 91 persona janë prekur nga fruthi.

“Instituti i Shëndetit Publik u bën apel qytetarëve të bëjnë kujdes dhe të vaksionohen, pasi vihet re se numri i rasteve të prekur nga fruthi është në rritje. ISHP bën me dije se për shkak se kjo periudhë e vitit sjell rritje të numrit të rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit, bëhet akoma më i rëndësishëm vaksinimi, për të parandaluar përhapjen e fruthit.

ISHP informon qytetarët se për vitin 2019 numri i të prekurve me fruth është 91 raste (pozitive)”, thuhet në njoftimin e ISHP.

Të fundit