Flash News

KRYESORE

A do largohet Rashica në janar? Vjen përgjigjja pas dopietës

A do largohet Rashica në janar? Vjen përgjigjja pas dopietës

Milot Rashica është në fokusin e disa klubeve të mëdha në Europë, sidomos Milan dhe Schalke 04. Mesfushori me origjinë shqiptare po luan shkëlqyeshëm te Werder Bremen dhe vlera e tij vetëm shtohet.

Sot Rashica shënoi dy gola kundër Wolfsburg-ut në Bundesligë. Ai fitoi elozhet e të gjithëve. Djaloshi nga Kosova, gjithsesi, mbetet me këmbë në tokë. Kështu u shfaq sot, pasi u pyet nëse mendon largimin.

“Jam i lumtur këtu te werder Bremen dhe më vjen shumë mirë që u rikthyem te fitoret. Jam shumë krenar për këtë skuadër, sepse nuk u dorëzua për asnjë moment. Ne ia dolëm. Shënova dy gola dhe më vjen mirë që arrita të ndihmoj skuadrën. Kjo është dhe për tifozët tanë, që janë fantastikë", - u shpreh Rashica.

Të fundit