Flash News

KRYESORE

A e bllokon mungesa e opozitës krijimin e SPAK? Manjani: Përgjigja është fare e thjeshtë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani sqaron nëse mungesa e opozitës në Parlament bllokon krijimin e SPAK.

Në një status në rrjetet sociale, Manjani shkruan se dalja e opozitës nuk ndikon, pasi SPAK e zgjedhësh KLP e cila është krijuar dhe funksionon.

Sqarimi:

Disa miq e gazetarë pyesin se si e bllokon mungesa e opozitës krijimin e SPAK?

Përgjigja është fare e thjeshtë: Fare! nuk e bllokon dot asnjë parti, deputet apo grup deputetësh (një apo disa përdorimësh).

SPAK e zgjedhedh KLP e cila është krijuar dhe funksionon. Parlamenti nuk ka më asnjë rol për të luajtur.

Edhe për Institucionet e tjera që janë në pritje për t'u ngritur, Parlamenti (edhe ky që është) nuk e bllokon dot. Ndryshimet Kushtetuese që u miratuan me konsensus, përcaktojnë mekanizmin zhbllokues kur Parlamenti nuk merr dot vendime.

Pra debati që ikja e Opozitës bllokon reformën është propagandë e pa bazuar në asnjë fakt.

Pyetja shtrohet përse vonohet krijimi i SPAK dhe i Institucioneve të tjera? Kujtojmë se vendi është jo vetëm pa SPAK e Byro Hetimi, por edhe pa Gjykatë Kushtetuese, pa gjykatë të Lartë funksionale, pa Inspektorin e Përgjithshëm madje edhe pa Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Kujt i interesojnë këto vakume të tmerrshme ne funksionin e shtetit?! Opozitës apo Qeverisë?!

Qartësisht "Hallatet" i mungojnë qeverisë. Asaj nuk i interesojnë fare as SPAK, as BKH, as gjykata e as prokuroria e pavarur. Ndaj dhe i shtyjnë e i shtyjnë e i shtyjnëëëë.....

Por ama fajin e ka ...... Opozitaaaaaa

Të fundit