Flash News

KRYESORE

Absurdi i Veliajt, nuk kujdeset dot edhe për ato pak biblioteka në Tiranë: T’i marrin OJF-të

Tirana nuk është një qytet ku mund të gjesh lehtësisht biblioteka, e megjithatë, edhe ato pak që janë nën administrimin e bashkisë së Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj kërkoi t’i hiqte nga përgjegjësia.

Anëtarja e LSI-së në këshillin bashkiak, Ira Vejsiu njofton për projekt-vendimin e Veliajt, i cili kërkonte që bibliotekat e lagjeve të merreshin nën administrim nga Organizata të ndryshme Jo-Fitimprurëse. Duke e konsideruar si aferë klienteliste, këshilltarët e PD dhe LSI rrëzuan propozimin e Veliajt.

Reagimi i Vejsiut:

Bibliotekat e qytetareve jo te oligarkeve!

Sot ne mbledhjen e rradhes te Keshillit Bashkiak kryetari i bashkise Erion Veliaj nder te tjera kishte sjelle nje projekt vendim qe bibliotekat e lagjeve te merreshin ne administrim nga OJF te ndryshme.

Kjo ishte hapur nje afere per te favorizuar klientet dhe oligarket prane kryetarit te Bashkise ne kurriz te qytetareve.

Votat e LSI dhe PD qe ishin totalisht kunder bllokuan kete vendim duke e rrezuar.

Me kete rast i bejme thirrje kryetarit te Bashkise z. Veliaj qe te heqe dore nga metodat klienteliste ne dem te banoreve te Tiranes si dhe garantojme

qytetaret qe vota qe na kane besuar e konvertuar ne mandat keshilltari, do te jete ne cdo rast vetem ne interesin e tyre legjitim dhe jo te oligarkeve dhe klienteve!

Të fundit