Flash News

KRYESORE

Abuzimet e kompanive celulare nuk kanë fund. I moshuari nga Hasi del debitor pa qenë klient

Abuzimet e kompanive celulare nuk kanë fund. I moshuari nga Hasi del

Rastet e abuzmeve nga kompanitë celulare me tarifat dhe shërbimet në vendin tonë nuk kanë të sosur. Në Shqipëri mund të rezultosh debitor në një kompani edhe nëse nuk je klient i saj. Një i moshuar nga Hasi është çuditur kur në banesë i ka ardhur letra

që e njoftonte se rezultonte debitor ndaj një kompanie telefonike, me

të cilën ai nuk kishte aspak kontratë për numër telefoni.

Mësohet se burri i është drejtuar Policisë duke bërë kallëzim penal. Kjo

e fundit pas hetimeve paraprake, ka referuar materialet në Prokurorinë

e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasen F.L, vjeç 48, banues në Kukës, punonjëse e nje kompanie telefonike në qytetin e Kukësit.

Dyshohet se nje kompani private me qendër në Tiranë, e ka

nxjerr debitor shtetasin T.P vjeç 68, banues në fshatin Vranisht, Has, i

cili nuk ka patur numër tek kjo kompani telefonike.

Të fundit