Flash News

KRYESORE

Afrim romantik në Holandë, Ajaxi rikthen sulmuesin për herë të 3

Afrim romantik në Holandë, Ajaxi rikthen sulmuesin për herë

Ajaxi ka gjetur marrëveshjen me një lojtar të rëndësishëm për sulmin. Rayan Babel do të rikthehet si harkëtar dhe do të veshë fanellën e Ajaxit për herë të 3-të në karrierë.

Winny Haatrecht, agjenti i lojtarit, ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me 33-vjeçarin. Ai do të fluturojë drejt Holandës dhe do t'u bashkohet në kryeqytet ekipit.

“Babel hoqi dorë nga një pjesë e rrogës për t’u rikthyer tek Ajax“ -shprehet agjenti. Lojtari ka shënuar 5 gola në 20 ndeshje të zhvilluara me Galatasarayn këtë sezon.

Të fundit