Flash News

KRYESORE

Aksident me 4 të plagosur në autostradën Lezhë-Shkodër, 2 në gjendje të rëndë

Aksident me 4 të plagosur në autostradën Lezhë-Shkodër,

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lezhë-Shkodër, ku 3 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Për pasojë janë plagosur 4 persona, nga të cilët 2 prej tyre raportohet se janë në gjendje të rëndë për jetën.

Kanë qenë banorët e zonës ata që i kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurve, dhe më pas i kanë transportuar në spitalin e Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Mabe, dhe në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve.

Të fundit