Flash News

KRYESORE

Aksident në Levan–Tepelenë, humb jetën i riu nga Burreli, plagoset 21-vjeçarja pasagjere

Aksident në Levan–Tepelenë, humb jetën i riu nga Burreli,

Një i ri ka humbur jetën dhe një vajzë është plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Levan–Tepelenë.

Sipas policisë, në afërsi të fshatit “Buzmadh” ka dalë nga rruga mjeti tip “Honday”. Për pasojë, humbi jetën E.H, 27 vjeç, banues në Burrel dhe u plagos E.M, 21 vjeçe, të dy pasagjerë të mjetit të drejtuar nga K.B, 25 vjeç.

“Sot rreth orës 08:40, në autostradën Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit “Buzmadh” mjeti tip “Honday” me drejtues shtetasin K.B, 25 vjeç, banues në Burrel, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi E.H, 27 vjeç, banues në Burrel, si dhe ndodhet nën kujdesin e mjekeve në Spitalin Rajonal Fier pasagjerja tjetër, shtetasja E.M, 21 vjeçe, banuese në Mat.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor për kryerjen e veprimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia paraprakisht.

Të fundit