Flash News

KRYESORE

Aksident në segmentin Fier-Levan, plagosen dy persona

Aksident në segmentin Fier-Levan, plagosen dy persona

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Fier-Levan.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Çesma e Levanit”, ku dy automjete tip “Benz” janë përplasur me njëra tjetrën.

Mësohet se nga aksidenti të lënduar kanë mbetur një grua dhe një burrë, të cilët janë shoqëruar menjëherë në spitalin Rajonal të Fierit, ndërkohë që nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes, të cilët po dokumentojnë edhe shkaqet e mundshme të aksidentit.

Të fundit