Flash News

KRYESORE

Aksidenti në Shkup, njihuni me mjekun shqiptar që punoi 27 orë resht për të shpëtuar të plagosurit

Aksidenti në Shkup, njihuni me mjekun shqiptar që punoi 27 orë

Kirurgu dhe shefi i Ekipit të Urgjencës në spitalin e Shkupit, Ridvan Bajrami është kthyer në një mjek hero, pas aksidentit tragjik, ku humbën jetën 14 persona e dhjetëra të tjerë u plagosën.

Mediat maqedonase shkruajnë se mjeku Bajrami ka qenë në gatishmëri të të lënduarve, pasi u plagosën nga rrëzimi i autobusit për 27 orë resht, pa ndalur.

“Në punë jemi më shumë se 24 orë. Dje isha kujdestar, shef i ekipit, dhe pas orës 4 janë lajmëruar nga ndihma e shpejt se ka ndodhur një fatkeqësi. Menjëherë jemi organizuar dhe kemi lajmëruar edhe ekipet e tjera. Një pjesë e kolegëve kanë ardhur vullnetarisht. Humaniteti i personelit, mjekëve dhe administratës ka qenë në nivelin më të lartë”, thotë Bajrami.

Të fundit