Flash News

KRYESORE

Aktorja turke humb të ëmën: Nuk do të të harroj kurrë

Aktorja turke Nebahat Çehre, e njohur për publikun shqiptar si zonja Firdevz në serialin “Dashuri e ndaluar”, ka humbur të ëmën ditën e sotme.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktorja nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ku është shprehur se ndihet e pikëlluar nga kjo humbje.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja e mamasë sonë të dashur. Nuk do të të harrojmë kurrë”, ka shkruar ajo.

Nëna e Nebahat Çehre ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare, ndërsa babain e ka humbur kur ishte ende një fëmijë.

Të fundit